E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kardinali Gorkolevski mban meshë në Tiranë

Papa Benedikti i 16-të, me datën 19 prill mbush pesë vjet që është zgjedhur ne krye të Kishës Katolike Botërore. Me rastin e këtij përvjetori u kremtua një meshë në Katedralen e Shën Palit, në kryeqytet. Mesha u drejtua nga kardinali Zenon Grokolevski, i cili prej 3 ditës gjëndet në Shqipëri.
Kardinali Zenon Gorkolevski ndodhet në Shqipëri me rastin e 150 vjetorit të themelimit të Seminarit Papnor në Shkodër, vend në të cilën formohen klerikët katolikë.
"Unë i bashkohem me emocion kishës së Tiranë dhe Durrësit në këtë kremtim eukaristik, në përkujtim të pesëvjetorit të zgjedhjes së Papa Benediktit të gjashtëmbëdhjetë në krye të Kishës Katolike". Ai më tej shtoi se "ndjehet I emocionuar, pasi gjendt në një vend që ka pësuar, një përndjekje të gjatë dhe shumë të rëndë. Edhe ne në Poloni kemi përjetuar dicka të ngjashme por tek ju ka qënë një përndjekje shumë e egër", tha kardinali përgjatë fjalës së tij.
Ne meshë mernin pjesë Nunsi apostolic në shqipër Monsinjor Ramires Molinar Ingles dhe Monsinjor Rok Mirdita Arkipeshkv I Tiranës dhe Durrësit, dhjetra besimtarë si edhe ambasadori polak dhe bashkëshortja e tij.
Kardinal Grokolevski është prefekt i Kongregatës së edukimit Katolik dhe kancelar i madh i Universitetit Papnor Gregoria. Ai u shpall Kardinal nga Papa Gjon Palit të dytë, në viti 2001 me titullin e diakonisë në kishën Shën Nikola në Romë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›