Miriami dhe Albani, në Tiranë jo thjesht turist
Ata janë një nga çiftet më simpatikë të show-bizzit shqiptar. Interesante ishte lidhja e tyre që në krye të herës dhe po e tillë vazhdon të jetë edhe sot. Kjo, edhe për faktin se ata të dy, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, janë larg Shqipërisë. Jetesa në Gjermani, vendin e Miriamit, i ka bërë edhe më enigmatik ata… ka rritur edhe më tepër kërshërinë e fansave drejt tyre… suksesi në duetet e tyre, apo prezantimi i Festivalit në RTSH ju ka rritur edhe më tepër fansat… këtë herë i kemi takuar në Tiranë, fare pranë Televizionit Shqiptar, ku shpenguar ecin krah njëri-tjetrit. Albani i veshur sportiv me xhinse dhe një këmishë me kuadrate, ndërsa Miriami me të zeza, siç edhe e kemi parë shpesh në të përditshmet e saj në Tiranë. Nuk dihet motive i kësaj vizite në Tiranë, pasi edhe nëpër ekrane televizive nuk i kemi parë, por ajo që dihet është se çdo ardhje e tyre në kryeqytet përbën një lajm. Ka një arsye dhe që lidhet në më të shumtën e rasteve me projektet e tyre muzikore…. Dhe se cili është plani më i afërt i tyre… do ta zbulojmë shumë shpjet…