E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provokimi i radhës i Anxhelës

Modelja shqiptare, Anxhela Martini, pas skandalit të javës së kaluar, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Pas skandalit mbi tapetin e kuq në Nju Jork, në CDFA Fashion Awards, kur kishte "harruar" të vishte veshjet më intime, Anxhela këtyre ditëve ka bërë fotografi të reja edhe më provokative. Sipas gazetës “Blick”, shqiptarja e Cyrihut, e shpërngulur së fundi në SHBA, nëpërmjet Twitter ka publikuar fotografitë të reja seksi për revistën amerikane "Lovecat". Revista "Lovecat" është në mesin e më të mirave në SHBA. “Puna e bërë ka qenë fantastike", është shprehur e kënaqur Martini. Ndërsa, përsa i përket fotove që mbushën faqet e gazetave rozë, javës që lamë pas, Angela është justifikuar se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht. Ajo kishte hequr të mbathurat në mënyrë që t’i qëndronte më mirë fustani, pa e ditur se do të ndodhte ai incident…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›