KiE: Venecia të shprehet për zgjedhjet e ardhshme Rozeta Rapushi
Respektim te vendimeve te institucioneve te drejtesise, Kolegjit Zgjedhor, dialog politik dhe respektim te ligjeve dhe te institucioneve. Kete kerkoi serish dje nga Strasburgu, Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes, Thorbjorn Jagland, duke shtuar se Shqiperia mund t’i drejtohet per mendim Komisionit te Venecias, pas perfundimit te procesit te zgjedhjeve ne menyre qe te mos kete probleme te tilla ne te ardhmen. Ne nje leter drejtuar Perfaqesueses se Perhershme te Shqiperise ne Keshillin e Evropes, Margarita Gega, Thorbjorn ve theksin tek domosdoshmeria e dialogut politik ne Shqiperi dhe ne menyre te vecante, e respektimit te vendimeve te institucioneve te drejtesise. Me se fundmi, Kolegjit Zgjedhor, i cili eshte organi i vene ne qender te diskutimeve per shkak te vendimmarrjes mbi rezultatin e zgjedhjeve ne Bashkine e Tiranes. “Deshiroj t’i referohem bisedes time te djeshme me ministrin Haxhinasto dhe te riperseris mesazhet kryesore te letres time te dates 10 Qershor per Kryeministrin Berisha dhe konkretisht thirrjes per dialog politik, mbi bazen e respektimit te shtetit te se drejtes dhe parimeve demokratike. Sigurisht, qe referimi ndaj shtetit te se drejtes, nenkupton detyrimin e te gjitha paleve te interesuara per te respektuar vendimet e institucioneve te drejtesise shqiptare dhe ne menyre te vecante te Kolegjit Zgjedhor, per procedurat e apelimit ne vijim”, shprehet Jangland ne letren e tij, e dyta brenda pak diteve e autorizuar per autoritetet shqiptare. Nga ana tjeter, Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes, shprehet gjithashtu ne leter, se vendi yne, mund te marre mendimin e Komisionit te Venecias, pasi te perfundoje procesi i zgjedhjeve ne Shqiperi, me qellim qe te shmangen problemet ne zgjedhjet e ardhshme. “Njekohesisht, deshiroj te riperseris synimin tim, qe menjehere pas perfundimit te procedurave te siperpermendura, t’i kerkoje Komisionit te Venecias opinionin e tij mbi ceshtjet e mbetura lidhur me sistemin zgjedhor ne Shqiperi, me qellim qe ne zgjedhjet e ardhshme te shmangen probleme te tilla te ngjashme”, shkruan shprehimisht ne letren e tij Jagland. Me kete qendrim, ai shmang cdo lloj aludimi qe mendimi i Komisionit te Venecias te vleje per kete proces zgjedhor, qe sic shprehet zyrtari i KiE-se procesi eshte drejt fundit dhe vendimi qe merr Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit duhet te respektohet. Opinioni i Venecias, aq shume i diskutuar pas zgjedhjeve nga forcat politike, duhet sipas tij te sherbeje per zgjedhjet e ardhshme, si ato parlamentare qe jane ne vitin 2013. Ajo qe eshte e rendesishme sipas Jagland, eshte dialogu politik dhe dalja nga kjo situate ne Shqiperi.