Mirjeta e “BB4” ka zgjedhur të heshtë

Një martesë që zgjati vetëm 9 muaj ajo e Mirjeta Bajramajt, ish-konkurrentes së “BB4”, e cila kishte ardhur nga Londra.
Pas disa tentativave për t’u rikthyer përgjithmonë në Shqipëri, arsyeja pse ajo kishte marrë pjesë në një reality show të tillë, Mirjeta vendosi të rikthehej sërish në Londër, ku dhe krijoi lidhjen e saj me djalin nga Kosova, Burim Fejzullahu. Lidhja e tyre u finalizua shumë shpejt me një ceremoni madhështore martese, që Mirjeta preferoi ta organizonte në Shkodër, ndërsa kishte ftuar edhe miqtë e saj të të gjitha edicioneve të “BB”.
Ndërkohë, Mirjeta nga ana e saj, e pyetur për arsyet që e çuan në ndarje, u përgjigj se: ”Mund të them vetëm se martesa kaq e pati, unë gjithsesi jam shumë mirë”. Mirjeta dhe Burimi u martuan më 19 gusht të vitit të kaluar, vetëm pas 5 muajsh lidhjeje.
Tashmë duket se nuk ka asnjë mundësi për rikthim, pasi duket se secili është i bindur në këtë vendim për ta lënë me kaq martesën. Mirjeta Bajramaj është e para banore e “BB”, e cila ka organizuar një ceremoni martese deri tani.