E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirsa i dha fund beqarisë

Këngëtarja Mirsa Kërçeli i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen me të fejuarin e saj.
Vetëm disa ditë më parë lidhi kurorë me Granitin, djaloshin me të cilin është në lidhje prej disa vitesh dhe për të cilin thotë se është “djaloshi i ëndrrave të saj”.

“Tashmë ‘thura’ kurorën me djaloshin e zemrës sime. Ky fakt më gëzon shumë dhe uroj që kjo dashuri e jona të zgjasë përgjithmonë”,  transmetojne mediat shqiptare te jetë shprehur ajo e ngazëllyer.

Mirsa duket se është mbushur me energji pozitive pas kurorëzimit dhe ka premtuar se do të vijë me mjaft befasi për adhuruesit e saj të këngës. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›