E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona dhe Geti: Po t’shoh përmas

Këngëtarja Bleona Qereti, e cila po punon në karrierën e saj muzikore në SHBA dhe po përgaditë albumin e parë për tregun amerikan, i është kthyer bashkëpunimit me artistë shqiptarë.

Së shpejti ajo pritet të publikojë bashkëpunimin e saj me reperin nga Kosova, Getoar Selimi, pjesë e labelit "Baba Stars", njoftojnë mediat shqiptare. Ghetto Geasy dhe Bleona Qereti do të sjellin këngën me titull “Po t’Shoh Permas”.

Bleona kishte realizuar edhe më herët bashkëpunim me reperë nga Kosova, në këngën mjaft të suksesshme, titulluar "Mandarina". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›