Basha Vemendje te vecante per personat me aftesi te kufizuar
Lulzim Basha garanton komunitetin e mjekëve se Bashkia do të krijojë kushte për profesionin e tyre human ne Kryeqytet
Kandiati për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha angazhohet për vëmendje të veçantë për personat me aftësi të kufizuar në politikat sociale të bashkisë. Basha takoi një përfaqësi të personave me aftësi të kufizuar gjatë një bashkëbisedimi që pati me banorë të Kombinatit.
Në këtë zonë të Tiranës, Bashës iu bë gjithashtu me dije se e vetmja fushë sporti që ka mbetur është projektuar për pallat. Kandidati për kryebashkiak u njoh edhe me shqetësimin e banorëve për taksat e larta dhe mungesën e shërbimeve.
“Do të kemi një politikë të veçantë për personat me aftësi të kufizuar që të jenë sa më të integruar, politikë që do të integrohet edhe në investime, do të bëhen trotuaret, do të bëhen rrugët, objektet publike, do të investohet edhe në ndihmë financiare, ju siguroj veçanërisht për persona me aftësi të kufizuar që janë dhe pensionistë. Qendra sociale do të hapen në çdo minibashki, të paktën të kaloni kohën ditore, ata që nuk kanë mundësi të rrinë dhe natën”, u shpreh Basha.
“Në kombinat taksa e gjelbër, se tani i hodha një sy, nga 2009 në 2010 më është dyfishuar nga 60 mijë lek në 120 mijë lek, ndërkohë që gjelbërimi thuajse që nga 2003-2004 nuk është përmirësuar fare. Është bërë dhe rikonstruksioni i sheshit, dhe ai është betonizuar. Lagjia, blloku mbrapa ku banoj, është në gjendje të mjeruar, pa ndriçim, pa rrugë”, i tha Bashës një pronar dyqani.
“Taksa e gjelbërimit, taksa e tabelës, do të hiqet për bizneset, taksa e pastrimit do të ulet 3-fish. Por çfarë është më e rëndësishmja, është që për çdo taksë që do të mblidhet, ju do të keni mundësinë të shikoni se si shpenzohet, do të ketë transparencë të plotë, jo një herë në vit, por çdo ditë në internet do të publikojmë se ku po i harxhon paratë bashkia”, siguroi Lulzim Basha.
Po dje, në një takim me biznesin fason, Basha tha se në politikat e tij fiskale parashikon lehtësira të mëdha për ata që shtojnë numrin e të punësuarve. Edhe në këtë fabrikë, Bashës i është i bërë i njohur fakti se ndonëse paguajnë taksa, ata nuk marrin shërbime nga Bashkia.
“Deri më sot po paguaj 1 milionë e 200 mijë për pastrim dhe gjelbërim, por po të shihni jashtë nuk kemi as pastrim, as gjelbërim, as rrugë”, u shpreh pronari i fabrikës së prodhimit të cantave në Kombinat.
Kandidati për kryebashkiak i premtoi sipërmarrësit se do të ketë lehtësira nga Bashkia. “Të siguroj se për 50 vende pune të reja që do të çlirosh, do të ketë prapë stimuj fiskalë, jo vitin e parë, por edhe vitin e dytë, për cdo të punësuar do të kesh një Premium, sepse punësimi për mua është numër 1”, u shpreh Basha.
Ndotja e ajrit, mungesa e kushteve higjenosanitare në tregje por edhe në ambientet shkollore, trafiku i renduar dhe mungesa e rrugëve në disa zona banimi që nuk lejon qarkullimin e ambulancave, kanë qenë disa nga shqetësimet qe i janë shprehur Bashës nga komuniteti i mjekeve në Tiranë .
“Unë premtoj se ato detyra që i takojnë bashkisë do të kryen. Do ët bëhet sistemimi i ambienteve të qendrave spitalore universitare të Tiranës, përmirësimi me shpejtësi i atyre elementëve të infrastrukturës, qendrave shëndetësore, qendrave të urgjencës, ku bashkia mund të ndërhyjë vetë apo në bashkëpumim edhe me donatorët. Do të fillojmë duke dedikuar gjithmonë e më shumë, gjithmonë e më mirë, shpejtësinë e caktuar për ambulancat dhe shërbimin e tyre, dhe do të vazhdojmë kështu në të gjitha fushat e tjera, ajër i pastër, standarde të sigurta ushqimore, trajtim bashkëkohor i mbetjeve, ujësjellës dhe kanalizim cilësor”, u shpreh Basha.
Basha bëri të ditur se në shtator do të nisë diskutimet me komunitetin e mjekëve por edhe me ekspertët për të parë mundësinë e ndërtimit të një spitali rajonal.