Mirush Kabashi, nje 60-vjetor mes kolegesh
Ky takim 60-vjetori i lindjes se Mirush Kabashit ishte nje takim ndryshe! Pas shfaqjes se dokumentarit per jeten e tij ne sallen e Teatrit Kombetar, s'kishte se si te mungonin urimet per aktorin. Ne kesi rastesh, ne pervjetoret e medhenj te ketyre njerezve, nuk mungojne edhe copezat e kujtimeve. Jane momente te paharruara per kedo! Nje pjese e mire e tyre u shfaqen edhe ne dokumentarin e pagezuar "Midis helmit dhe dafines". Eshte jeta e tij e deritanishme, momente kulmore te karrieres qe nisin heret, por piken e tyre te larte kane me Sokratin. Shfaqje e cila e kaperceu nje dekade e prej se ciles ka marre jo pak kenaqesi. Por, per te cilen ka pasur edhe fatura, shpesh edhe teper te renda. Ka qene censura ne demokraci! E megjithate, dje ishte nje dite e gezuar per te, dhe mbi te gjitha i rrethuar nga njerez, te cilet nje jete te tere i ka pasur ne krah. Por ne kesi rastesh, jo rralle kujtohen edhe ata qe nuk jane me! Dokumentari mban firmen e regjisorit Esat Teliti dhe percjell jeten e autorit, si shperfaqje per kete pervjetor te tij te lindjes. I lindur me 17 prill 1948, ne Shkoder, Mirush Kabashi u rrit ne qytetin bregdetar, Durres. E pas diplomimit, ne Akademine e Arteve ne Tirane, ne vitin 1971, ai fillon pune ne trupen profesioniste te teatrit "Aleksander Moisiu". E keshtu, pas mbi 100 shfaqjeve te Sokratit, ai do te shfaqet nen nje tjeter petk. Dhurata e Bashkise se Durresit ne kete 60-vjetor te lindjes se aktorit Kabashi ishe miratimi i nje projekti, per te cilin aktori ka shume qe punon. Do te jete serish nje monodrame, "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit". Eshte rrefimin dramatiko-lirike i shkrimtarit francez me origjine cifute, Erik Emanuel Shmid. Drama "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit", vec sfondit kozmopolit te harmonise fetare, ka si mesazh miresine dhe dashurine njerezore. Ky pervjetor e gjen Kabashin si mbajtesi e disa trofeve teper te rendesishem. Ne teater, ai eshte shpallur si "Aktori me i Mire" ne Festivalin Kombetar Teatror me 1990; "Aktori me i Mire" ne Festivalin e Pare Mbarekombetar te Aktrimit; "Aktori i dyte me i mire" ne Festivalin Kombetar Teatror 1983. Ndersa ne kinematografi: "Medalje te Arte" per interpretimin ne filmin "Koncert ne vitin '36-te" ne 1979, "Medalje te Arte" per interpretimin ne filmin "Karnavalet" ne vitin 1983; "Medalje te Arte" per interpretimin ne filmin "Dora e ngrohte" me 1985.