E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhen cimento, kapen 2 te rinj

FIER - Dy te rinj, nga fshati Ferras i komunes Levan, jane ndaluar nga efektivat e Policise se Fierit ne oret e mbremjes. Ndalimi i dy te rinjve, eshte bere pasi akuzohen per vjedhjen e nje kamioni te ngarkuar me 36 tone cimento dhe 14 paleta me tulla. Burimet zyrtare te policise se Fierit thane se Aren Ismailaj dhe Gori Braka, perkatesisht te moshes 26 e 27 vjec, jane ndaluar me akuzen e "vjedhjes ne bashkepunim dhe te shkaterrimit te prones". Ngjarja, per te cilen dy te rinjte do te perballen me organet e drejtesise, ka ndodhur ne vendin e quajtur Kthesa e Qarrit, pergjate segmentit rrugor Fier-Vlore.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›