Bie nga kali, vdes 24-vjecari
KUKES - Nje pakujdesi ndersa udhetonte, i hipur ne kalin e tij, i ka shkaktuar vdekjen nje 24-vjecari ne fshatin e Orcikles te rrethit te Kukesit. Burime te policise, thane dje se ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 te mbremjes. Andrin Muja, baba i dy femijeve, ishte duke u kthyer nga qendra e komunes, qe ndodhet ne fshatin Zapod. Ai udhetonte hipur mbi kalin e tij dhe nuk dihet se ne cfare rrethanash, kafsha e trembur ka nisur te vrapoje me shpejtesi. Ne perpjekje per ta ndalur, 24-vjecarit i jane ngaterruar kembet te freret, duke rene permbys dhe duke u terhequr zvarre per disa dhjetera metra ne rrugen kembesore tere gure e gropa.