E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shima: Shpifjet e uleta te Mulliqit

Anisa Ymeri

Akuzat dhe kunderakuzat vazhdojne! I sapoemeruari drejtor i Galerise Kombetare te Arteve, njekohesisht ish-nendrejtor i ketij institucioni, Rubens Shima, hedh poshte akuzat e ish-drejtorit Genc Mulliqi. Pasi ka sqaruar gati pike per pike akuzat e nje dite me pare nga Mulliqi, Shima e perfundoi "shpjegimin e tij" me frazen: "Akuzat e bera prej tij para medias jane te shpifje te uleta te bera ne mllef e siper, ne nje moment stresi dhe paaftesie per t'u perballur me situaten reale, qe coi ne shkarkimin e tij". E perkunder kesaj, ish-drejtor Genc Mulliqi pohoi se, "nuk pres ndonje gje te madhe, dhe as ndonje ndryshim. Nuk di se per cilat nga ato akuza qe une bera jane shpifje, pasi jane te gjitha te dokumentuara".

Mirepo, duket se Shima dhe Ministria e Kultures, keto shpifje te Mulliqit, sipas tyre, s'do t'i lene me kaq. U artikulua qarte nga Shima: "Per te gjitha shpifjet, une dhe MTKRS do te ndjekim rrugen ligjore dhe administrative per venien ne vend te dinjitetit te institucioneve te perbaltura". I pyetur drejtperdrejt per ndonje gjyq te mundshem, Shima tregoi se kjo do te shihet me vone se si do te zgjidhet. E perkunder ketyre, Genc Miulliqi, prej 3 ditesh ish-drejtor i GKA-se per kete ceshtje mund vetem te thote: "Une nuk di se per cfare me akuzojne?".

E ndersa diten e dhenies se doreheqjes edhe nga posti i nendrejtorit, pasi si drejtor e shkarkuan qe me 15 prill, Genc Mulliqi tregoi se kishte kerkuar shkarkimin e Shimes, pasi kishte konstatuar shkelje te renda. Ndersa dje, nje tjeter fakt u zbulua nga Rubens Shima: "Mulliqi gjate periudhes se tij si drejtor, nga nje audit i kryer ka marre verejtje "paralajmerim per perjashtim nga puna" me urdher 74, dt. 4.3.2008, si dhe nje akt-verifikimi i fundit eshte ngarkuar me pergjegjesi per shkelje dhe bllokim proceduarash.

Po si i ka komentuar Shima akuzat e dy diteve me pare te Genc Mulliqit. "Eshte kthyer ne trend leshimi i akuzave qesharake i atyre qe largohen nga detyra dhe te hedhin balte mbi institucionin qe kane drejtuar deri dje dhe qe nuk mbajne asnje lloj pergjegjesie per gabimet e tyre, megjithate nuk jemi te impresionuar shume, pasi kemi te gjithe dokumentacionin e asaj qe ka ndodhur realisht ne GKA", ka komentuar drejtori i ri i galerise. Dhe, sic ndodh ne kesi rastesh, akuza pason nga te tjera akuza e te tjera fakte dalin ne pah. "Sipas auditit te 14.04.2008, dhe akt-verifikimi i mbajtur po ne kete date, del se eshte Mulliqi shkeles dhe per shume pengesa per organizimin normal te ketij aktiviteti, pra "Onufri 2007", u shpreh pikerisht dje Rubens Shima. Behet fjale per urdhra prokurimi te firmosura nga ish-drejtori, por qe nuk jane ekzekutuar. Nder to eshte edhe "bllokim pa asnje arsye te shperblimi per fituesit e "Onufri 2007", i cili ka qene jo pak prezent edhe ne media.

Mulliqi: S'di per cfare me akuzojne

I pyetur nga per reagimin e tij ndaj kunderakuzave te djeshme prej drejtorit te Galerise Kombetare te Arteve, Genc Mulliqi shprehet: "Une s'di fare se per cfare me akuzojne". Ai kembengul ne te veten, duke pohuar: "Per gjithcka qe kam thene, une kam fakte dhe kam folur vetem ne baze te dokumenteve. Ndaj, edhe une nuk di fare se cfare prej atyre qe kam thene jane shpifje". E per te vijuar me tej, Mulliqi pohon: "Une nuk pres gje tjeter prej ketyre njerezve, nuk pres ndryshim tek ata". Nga ana tjeter, drejtori aktual i galerise, Shima, pohon se "ne muajin mars, pas nje auditi qe ai vet e kerkoi te vinte nga Ministria e Kultures, ka marre "paralajmerim per pushim nga puna", pasi, sipas tij, jane konstatuar shkelje". Ky paralajmerim rezulton te jete me i vone sesa kerkesa e Mulliqit per pushimin nga puna te nendrejtorit te asokohe, Rubens Shimes. Kerkese e cila daton ne muajin janar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›