Mise& kokainë,"kokteji" shumëmiliardësh
Gratë dhe kokaina. Femra bukuroshe, fituese të konkurseve të bukurisë që, drejtuesit e karteleve të përgjakshme të drogës në Amerikën Qendrore dhe Jugore, duan në krah si emblemë e dukshme e pushtetit të tyre. Por, edhe gra që nuk kënaqen thjesht në rolin e së dashurës së bosit, e marrin rolin e tyre, kur të dashurit e tyre përfundojnë në burg. Në shumë raste, japin prova të aftësive të mira organizative, të talentit në bizneset e paligjshme. Mirazhi i luksit, i jetës së rehatshme, i tërheq aq shumë, sa i çon drejt një rruge pa kthim pas, drejt burgut. Nuk ka rëndësi nëse çmimi që duhet të paguajnë është një jetë e blinduar mes truprojave, dhunës, pasigurisë dhe vdekjes. Shpesh, vendi i lindjes vendos për fatin e tyre: është e vështirë të merresh me punë të tjera, aty ku biznesi ka vetëm ngjyrën e pluhurit të bardhë. Qëllimi i shumë prej tyre është të mos jenë më kurrë të varfra. Ato që nuk mund të shfrytëzojnë një bukuri kopertinash për t‘u ngjitur në majat më të larta të organizatës, bazohen tek inteligjenca e tyre. Kanë studiuar libra dhe kanë shkollën e jetës. Të tjerave që nuk u ecën edhe aq mirë, u duhet të kënaqen me role dytësore, si shpërndarëse, korriere, apo negociatore. Shifrat përcaktojnë qartë tiparet e fenomenit. Një numër gjithnjë e më i madh femrash në krye të bizneseve të paligjshme dhe shifra kriminaliteti në rritje. "Dea", agjencia amerikane e antidrogës, ka një listë të vitit 2008, ku shfaqen 36 gra meksikane të kërkuara për trafikun e lëndëve narkotike. Në krye të listës qëndron Endenia Arellano Filiz, një prej lidereve të kartelit të Tijuanës dhe eksperte e pastrimit të parave të pista, motrat Patricia, Marta dhe Ema Amezcua Contreras, mjeshtre në tregtinë e amfetaminës. Vitin e kaluar, u arrestuan disa eksponentë të spikatur për krime të lidhura me trafikun e drogave, mes të cilave Paleth Monserrat Sevilla, e quajtur "La Flaca", Cintia Arisol Novelo de la Bruz, Roas Osela Martine Guzman dhe Erica Bruz Garcia. Të gjitha të akuzuara se kishin një influencë të tillë në kartelet e drogës, sa hartonin plane të detajuara operativë dhe strategjikë. Nga regjistri i dikurshëm i trafikanteve shfaqen emra të njohur. "La Nacha", emri i vërtetë i së cilës nuk dihet ende, ishte gruaja e parë që krijoi kartelin e parë të drogës në qytetin e Juarezit, në vitin 1920. Rreth 20 vjet më parë, në provincën e Badegauartos, në Sinaloa, lindi një nga bandat e para të trafikut të lëndëve narkotike, që drejtohej nga Manuela Caro, e konsideruar si pionierja e trafikut të drogës përmes rrugëve ajrore. Në fakt, ishte ajo që ndërtoi pista të ndryshme për uljen e avionëve në mënyrë që të mbante lidhjen me ortakun amerikan Mayer Lanksy. Por sot, ato që bëjnë më shumë bujë janë vajzat që mbushin faqet e kronikave rozë, të cilat më pas, të transformuara përfundojnë në faqet e kronikës së zezë. E fundit që arriti të bënte diçka të tillë, është një bukuroshe meksikane, Laura Helena Zuniga Huizar (Mis Sinaloa dhe Mis Meksika 2008) që u arrestua në fund të dhjetorit me një grup të armatosur prej gjashtë trafikantësh droge. Të njëjtin fat pati një vit më parë edhe Ema Coronel, edhe ajo mis i qytetit të Durangos. Ema, në moshën 15 vjeçe, ishte martuar me "El Chapo", Guzman, kreu i kartelit të Sinalos. Dhjetë vjet më parë kishte përfunduar në burg për trafik droge Irma Lizzete Ibarra, Mis Jalisko, në 1992. Ibarra u vra në korrikun e vitit 1997, në moshën 42 vjeçe, ndërsa shkonte në Universitetin e Gudalaharas për të marrë leksionet e së drejtës. Për të thuhej se ishte e dashura e një gjenerali meksikan dhe e kishin dënuar me vdekje, pasi e akuzonin për lojë të pistë. Në ditët e sotme, ajo që ka marrë edhe titullin "mbretëresha e paqësorit", quhet Sandra Avila Beltran. Edhe pse ka përfunduar pas hekurave, ajo ishte një trafikante e rëndësishme kokaine drejt Amerikës dhe kushërirë e Migel Angel Felix Gallardo, një prej bosëve më të mëdhenj të kartelave meksikane të drogës. Nëse Meksika konsiderohet si parajsa e re e trafikanteve, e njëjta tendencë ekziston edhe në vendet e tjera. Në Panama, statistikat e policisë tregojnë për një rritje të numrit të femrave shpërndarëse të drogës. Në Kosta Rika, në vitin 2008, u regjistrua një rritje prej 50 përqindësh të grave të përfshira në trafikun lëndëve narkotike, ndërsa në Nikaragua vepron Maria Gema Aviles, një prej trafikanteve kryesore në Guatemalë. Situata është e njëjtë edhe në Argjentinë, ku sipas të dhënave të Shërbimit Federal, në korrik të 2008-ës, gratë që kanë përfunduar në burg janë 1025, ose ndryshe 11 për qind e numrit të përgjithshëm të të burgosurve. Një rritje e pabesueshme edhe në Uruguai, me një kalim nga 4.8 për qind në 2003-shin në 6 për qind në vitin 2007, të gjitha për krime që lidhen me drogën. Në panoramën e trafikanteve boliviane spikat Masa Ardaja Andelo, që së bashku me motrat Marta dhe Rosario, kanë ndërtuar një "perandori" dhe për të pastruar paratë kanë hapur një rrjet dyqanesh për shitjen e telefonave. Mis Bolivia 93, Roksana Arrias Becerra, u arrestua dy vjet më parë, me 800 gramë kokainë në çantë, ndërsa hipte në një avion për në Brazil së bashku me foshnjën e saj. Në Kili, në Shën Antonio, në gusht të 2008-ës, gjatë një operacioni policie kundër një bande trafikantësh, e njohur me emrin "Los Guatones", u arrestuan tri gra, mes të cilave Patricia Albornoz, e kërkuar për trafik droge. Edhe në Kili, në vitet e fundit, është regjistruar një rritje e krimeve të kryera nga femrat, në veçanti në krimet kundër pronës dhe në tregtinë e paligjshme të drogave. Në dhjetë vitet e fundit, në Kolumbi, rritja e numrit të krimeve që bëhen nga femrat ka qenë dramatike. Nga këto anë, sipas një proverbi të vjetër vendas, "varfëria aty ka fytyrën e gruas". Ato që kryejnë krime janë kryesisht gra që fëmijët dhe burrat u janë vrarë. Që nga vitet ‘80 ka ndryshuar situata për praninë e grave në botën e krimit. Në veçanti, në organizatat e trafikut të drogës nuk luajnë më role të dorës së dytë. Sipas sociologëve, "kriminaliteti i ri" është më i hapur, ashtu si shoqëria, ndaj mundësive të mëdha që u ofron grave. Pa theksuar se emancipimi i femrës i çon në mënyrë të pashmangshme gratë drejt nevojave më të larta ekonomike.
Laura, mbretëresha pa kurorë
Nga duartrokitjet në pasarelë, në qelitë e burgut
E gjatë, me flokë dhe sy gështenjë, bukuroshe, me trup perfekt dhe vetëm 24 vjeç. Këto janë karakteristikat e Laura Zunigas, Mis Meksika 2008, ose më mirë ishin, sepse tani, askush nuk mund ta njohë pas dy muajsh të kaluar në burgjet meksikane, e akuzuar për trafik droge. Historia e saj dukej si një nga ato përrallat që u tregoheshin fëmijëve, vetëm se i mungon fundi i bukur. Lindi në një familje fshatare meksikane dhe prindërit i kishin të qarta idetë për të: kërkonin ta bënin Mis. Për këtë arsye, Laura frekuentonte më shumë konkurset e bukurisë se sa shkollat. E në fakt, nuk e kishin gabim: pasi u zgjodh Mis Sinaloa, u zgjodh Mis Meksika për vitin 2008, çelës që do t‘i hapte dyert për të konkurruar në Mis Universi këtë vit. Në kërkim të një jete më të mirë, Laura ndoqi shembullin e pasanikëve të vendit të saj, Sinalos, që i kishin siguruar të ardhurat vetëm përmes trafikut të drogës. Jeta prej princeshe e Laura Zunigas nuk zgjati shumë. Më 23 dhjetorin e kaluar, në një postbllok në Zapopan, u arrestua në shoqërinë e gjashtë meshkujve, mes të cilëve dhe i fejuari, i akuzuar për armëmbajtje të paligjshme dhe një shumë prej 53 mijë dollarësh. Zuniga deklaroi se nuk ishte në dijeni të aktiviteteve me të cilat merrej i fejuari, i dyshuar si kreu i kartelit të Jaurezit dhe se u rrëmbye prej tij. Ndërsa hetimet vazhdojnë, Laura vazhdon të qëndrojë në burg, madje edhe pa kurorën e Mis Meksikës në kokë, që iu mor nga organizatorët e konkursit.
Sandra Beltran, "mbretëresha e Paqësorit"
Tre burra dhe një talent i jashtëzakonshme për t‘u marrë me këto punë
"Nuk e zgjodha unë ta bëja këtë jetë, por e kam në gjak". Këto janë fjalët e Sandra Avila Beltran, e quajtur ndryshe "mbretëresha e Paqësorit", një nga trafikantet më të fuqishme të kërkuara për një kohë të gjatë në Meksikë dhe SHBA, që më në fund u arrestua dy vjet më parë. Sandra nuk mund të mos bënte atë lloj jete, sepse lindi në vitin 1960 kur trafiku i drogës kishte nisur të lulëzonte. Ajo është vajza e një fermeri, të paktën në letra dhe me origjinë nga Meksikali, në gjirin e Kalifornisë, zonë në kufi ku ishin vendosur shumë familje të shtetit të Sinaloas për të punuar në plantacionet e pambukut. Që e vogël, kaloi shumë kohë me të afërmit e saj, nga nëna që kontrollonin trafikun marijuanës. Daja i saj, i quajtur "Kumbari", në vitet ‘70, kishte organizuar grumbullimin më të madh të marijuanës në historinë e Meksikës. E ëma e Sandras, korriere droge në SHBA, e lindur në të njëjtin fshat, ishte e afërme me një nga "themeluesit" e kartelit meksikan të Gudalaharës. Kur ishte vogël, Sandra ëndërronte të bëhej gazetare, por në universitet zgjodhi kontabilitetin. Por në fakt, nuk kishte ndërmend ta përdorte shumë shkollën për të ecur në jetë. E bukur dhe e paskrupullt, përmes disa lidhjeve të rrezikshme, arriti në majat e kriminalitetit. Në moshën 21-vjeçare u martua me komandantin e Policisë Gjyqësore Federale të shtetit të Sinaloas, që u vra në vitin 1992. Të njëjtin fat pati edhe bashkëshorti i saj i dytë, komandanti i korruptuar i Institutit Kombëtar për Luftën Kundër Drogës. Pastaj erdhi "Tigri", ashtu siç e quanin Juan Diego Espinozën, pinjoll i një familjeje trafikantësh nga Kolumbia. Lidhja mes tyre krijoi aleancën mes dy familjeve të fuqishme në këtë anë. Nëpër duart e tyre kanë kaluar më shumë para se sa ka pasur Pablo Eskobar në momentin kur kishte pushtet absolut. Në këtë organizatë, Sandra ishte drejtoresha e financës. Kishte arritur të fitonte besimin e kartelit meksikan të "Valle del nortes", ku bënte pjesë edhe "Tigri". Sandra blinte toka, ndërtonte qendra tregtare, argjendari, qendra estetike për të ricikluar paratë. Në vitin 2002, djali i saj u mor peng, por u lëshua pas një shume marramendëse që iu kërkua familjes. Pas shumë përpjekjesh të dështuara, Sandra arriti të arrestohej rreth dy vjet më parë. Provat kundër saj e lidhnin me një anije që transportonte 9 tonë drogë, që u sekuestrua në vitin 2001, në Portin e Manzaninjos në Paqësor. Sot, ajo gjendet në burgun e sigurisë së lartë dhe më të dhunshëm të femrave në Meksiko. Mes shoqeve të dhomës, "vrasësja e plakave", një grua e akuzuar për 11 vrasje dhe Çicita, që merret me mbrojtjen e saj dhe i sjell gjithçka që i duhet. "Jam vetëm një shtëpiake që fiton ndonjë gjë duke shitur veshje dhe shtëpi", tha gjatë në seance pyetjesh. Jeta në burg nuk i pëlqen dhe ndër të tjera ka bërë një denoncim në Komisionin për të Drejtat Njerëzore, duke shpjeguar se qelia e saj është plot insekte dhe ndalimi për t‘i sjellë ushqim nga restorantet, dhunon të drejtat e saj.