E Diel, 1 Nëntor 2026

Misha: Ftese debati per te reflektuar mbi vetveten

C’do te thote te jesh shqiptar sot, pse tranzicioni ne Shqiperi eshte me i veshtire se tjeterkund, pse komunizmi vendas rezulton te jete me i ashper se kudo? Keto jane disa nga pyetjet qe Piro Misha eshte perpjekur te jape nepermjet analizave ne librin e tij “Arratisja nga burgjet shqiptare”.

I frymezuar nga mendimtare si Branko Mexhani dhe Mit’hat Frasheri, Misha ka analizuar te shkuaren e larget te shqiptareve, te tashmen, por edhe te ardhmen.

Ata qe kete liber e kane lexuar, e konsiderojne si vazhdimesi te nje prej debateve me te nxehta: ate per identitetin shqiptar, duke e cilesuar si nje trajtim ndryshe nga ato te figurave te tjera pjesemarrese ne kete debat.

Por si e sheh autori Misha identitetin e shqiptareve?

“Shoqeria shqiptare ka qene ne krize dhe duke dale ngaldale ne menyre te dhimbshme. Krize eshte kur permbysen perceptimet qe per veten dhe me renien e komunizmit u permbys pothuajse gjithcka, te vertetat qe besonim deri dje dhe gradualisht do te ndertosh nje identitet te ri per veten, nje vetidentifikim te ri. Kjo nuk do te thote se bie poshte ideja jone e qenies nje komb”, eshte shprehur Misha.

Sipas vete autorit, ky liber eshte nje ftese per debat per te gjithe, me qellim nxitjen e nje procesi reflektimi mbi vetveten.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›