Mishel: Barak, në Shtëpinë e Bardhë me çorape të grisura
Në prag të transferimit të tyre përfundimtar për në Uashington, Zonja e Parë e Amerikës, Mishel Obama, rrëfen në një intervistë për CNN disa nga virtytet e bashkëshortit të saj, mes të cilave edhe thjeshtësia që e karakterizon.
Zonja Obama, cila ishte përshtypja e parë që patët për Barak Obamën në takimin tuaj të parë?
Isha bërë ortake e studios ligjore "Sidley Austin". Sapo isha diplomuar në Juridik dhe ky ishte viti im i parë i punës. Prej kohësh flitej shumë për këtë student ambicioz i vitit të parë, që kishte studiuar në Harvard. Duhej të vinte të fillonte punë në verë. U vendos që do të isha unë këshilltarja e tij dhe bëra atë që do të bënte çdo njeri kur dëgjon të flitet për Barak Obamën. Më kujtohet që pyeta menjëherë: "Çfarë emri paska ky"? Pastaj mora vesh që ishte rritur në Havai. Krijova për të imazhin e një intelektuali të çuditshëm. U përgatita për të qenë e sjellshme me të, por ditën që shkeli në zyrën time e pashë se ishte më shumë simpatik nga ç‘mendoja. Atë ditë ishte parashikuar që të dilnim së bashku për drekë e të flisnim.
Më tregoi për jetën e tij. Mësova se i ati ishte me origjinë nga Kenia, ndërsa e ëma, një grua e bardhë nga Kansasi e që kishte jetuar një pjesë të jetës së saj në Indonezi. M‘u duk përparimtar, njeri me humor dhe ironik. Me pak fjalë u kuptuam menjëherë me njëri-tjetrin.
Na trego pak për takimin tuaj të parë?
Kishte afërsisht një muaj që punonim së bashku në studion ligjore në Çikago dhe mes nesh po lindte një miqësi e mirë. Ai këmbëngulte për të dalë një mbrëmje me mua dhe unë i thashë se nuk ishte gjëja e duhur që duhej të bënim. Por ai m‘u përgjigj: "Çfarë rëndësie ka"? Atëherë pranova. Thjesht vendosëm që do të kalonim një ditë së bashku dhe kështu u bë. Shkuam në Institutin e Artit në Çikago, ku më bëri përshtypje se sa shumë njohje kishte rreth artit. Pastaj drekuam në një nga bar-kafetë e natës, në një lokal ku luanin muzikë xhaz. Ishte me të vërtetë i ëmbël. Në fund të asaj dite, gjërat ndryshuan.
Çfarë e bënte të ndryshëm nga meshkujt e tjerë, me të cilët ju kishit dalë më parë?
Barak nuk ka ndryshuar shumë fizikisht në rrjedhën e viteve. Ka vetëm disa thinja më shumë, por në përgjithësi ka ngelur i njëjtë me atë që ka qenë më parë. Ka të njëjtin fizik, të njëjtën mënyrë lëvizjeje. Gjithmonë i kushtonte rëndësi faktit se kishte qenë një organizator i komunitetit, kishte punuar me gratë që rrisnin të vetme fëmijët e tyre, apo me gjyshërit që kujdeseshin për nipërit. I përkiste asaj bote dhe mendoj se stili i tij mund të përmblidhet me këto fjalë: ishte njeri shumë i thjeshtë. Por Barak vazhdon të ngelet kështu edhe sot. Vesh ende të njëjtat pantallona dhe këmisha që kishte kur u martuam e për këtë arsye nuk e mbajta dot të qeshurën kur u klasifikua si një nga burrat më elegantë të planetit. Ndoshta gjithçka varet nga fakti që i pëlqejnë veshjet, sepse është i gjatë dhe i dobët. Por më besoni: nëse e shikoni mirë do të zbuloni se pantallonat e tij janë të grisura nga pas. Disa ditë më parë, teksa po shihja këpucët e tij, mendova se ka vërtet nevojë për një palë këpucë të reja.
Por ju, ndërkohë, jeni konsideruar si një ikonë e re e modës?
Përtej gjithçkaje, veshjet e tij janë vërtet të vjetra. Nuk po flas për stilin, por për faktin se ka nevojë për një palë këpucë të reja. I duhet vërtet të blejë diçka të re. Që atëherë kjo ishte një nga karakteristikat e tij që më befasonte më shumë: atij nuk i ka interesuar kurrë se çfarë mendonin të tjerët për të dhe pamjen e tij. Nuk i interesonte të vishej sipas modës. I pëlqente thelbi i gjërave, i interesonte më shumë puna që bënte për komunitetin se sa pamja e jashtme. Dhe nëse përpiqet të vishet ndonjëherë sipas modës e bën sepse unë e shtyj vazhdimisht. E nxis vazhdimisht të blejë kostume dhe veshje të reja.
A ka ndonjë gjë tjetër që ju e nxisni të bëjë?
Jo, dhe kjo shpjegon se përse raporti mes Barakut dhe meje është kaq i fortë. E vlerësojmë njëri-tjetrin në mënyrë reciproke për atë që jemi. Barak nuk dëshiron ta ndryshojë jetën e tij, as në atë timen dhe të vajzave. E respektoj për këtë.
Si vendosët që të martoheshit? Kam dëgjuar se biseduat dhe u menduat shumë para se të vendosnit?
Në dy vjet e gjysmë që dolëm së bashku, Barak ishte gjithmonë shumë i qartë në atë çka bënte. Mes nesh dukej që gjërat ishin serioze. Ai mendonte se unë isha gruaja e jetës së tij, ndaj vendosi të merrte edhe këtë vendim të rëndësishëm për të dy. Por, vetëm kur mbaroi Fakultetin e Jurisprudencës (në atë kohë ishte ende në universitet) nisi të më pyeste: "Nëse dy njerëz duhen, çfarë kuptimi ka martesa?" Unë iu përgjigja: "Martesa është gjithçka".
Si ju kërkoi që të martoheshit?
Një natë të vitit 1991 më çoi në një nga restorantet më të shtrenjta të Çikagos, që ishte njëkohësisht vendi ynë i preferuar. Kishim shkuar për të festuar, pasi Barak kishte arritur të merrte aprovimin që e lejonte të ushtronte profesionin. Në mes të darkës, nisëm të flisnim për jetët tona dhe në momentin e ëmbëlsirës kamerieri më solli një pjatë të mbuluar me kapak, që e vendosi përpara meje. Pasi hoqa kapakun prej argjendi pashë një unazë të mrekullueshme. Në atë moment më kërkoi të martoheshim dhe unë sigurisht që pranova.