Shtabi i Emergjencave, masa per zonat e bllokuara

Anetaret e Shtabit, pjesetaret e kabinetit qeveritar dhe drejtues te institucioneve kane raportuar masat e marra per te bere te mundur normalizimin e situates ne keto zona.
Ne mbledhje eshte vendosur qe 6 automjetet bore-pastruese qe disponojne Forcat e Armatosura te dislokohen ne segmentin Puke – Fushe Arrez-Shen Meri – Kukes, Rreshen – Lure, Bulqize – Maqellare e komunat e Librazhdit.
Keto automjete do te mbeshtesin duke filluar nga mengjesi i se premtes perpjekjet e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, qe ka angazhuar te gjithe parkun e saj ne keto akse rrugore.
Mjetet speciale shtese do te angazhohen per ngritjen e 6 shtyllave te tensionit te larte (110kv) te rrezuara nga furtuna ne segmentin Lezhe – Bushat.
Ministria e Arsimit dhe Shkences me permiresimin e pjesshem te motit do te rifilloje mesimi ne disa shkolla;por disa shkolla te tjera do te mbeten ende te mbyllura perkohesisht deri ne date 12 janar.
Ministria e Shendetesise do te dergoje medikamente e ndihma mjekesore, ne te gjitha krahinat ku eshte evidentuar mungesa e tyre dhe do t’í jepet prioritet zonave te bllokuara.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code