E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Plani i pushimzjarrit", Izraeli e pranon parimisht

Izraeli ka rënë dakord për parimet bazë të një
propozimi për pushim zjarri që ka ngjallur
shpresat për dhënien fund të luftimeve dhe
përgjakjes në Gaza. Sipas zëdhënësit të qeverisë
izraelite, sfida aktualisht është parja e të gjitha
parimeve kryesore një për një. Nga ana e grupit
"Hamas" ka pasur shenja pozitive, por ende asnjë
lloj përgjigje përfundimtare. Zhvillimet e fundit
vijnë pas ndaljes së luftimeve
nga ana e Izraelit për tri orë
në Gaza për furnizimin me
ushqime. Kjo kohë do të jetë e
përditshme, sipas izraelitëve,
për t‘iu lejuar banorëve të
Gazës që të furnizohen me
ushqime dhe mjekime. Izraeli
dhe "Hamasi" kanë qenë nën
presion nga komuniteti ndërkombëtar
për të arritur një
pushim zjarri. Për sa i përket
hebrenjve, ata nuk e dinë se
sa do të zgjasë ky konflikt, por
kanë kërkuar ndërmarrjen e
një embargoje armësh ndaj
"Hamasit". Plani i pushimzjarit
është shumë i nevojshëm për t‘i dhënë
fund luftimeve dhe komuniteti ndërkombëtar i
ka vënë sërish të dyja palët nën presion për të
pranuar pikat e tij. Bëhet fjalë për një propozim
franko-egjiptian, i cili mbështetet edhe nga
Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara.
Për të nuk dihet ende ndonjë detaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›