E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mishel Branc rikthehet tek muzika pop

Me fitimin e cmimit Grammy per kengen The Game of Love e kenduar me Carlos Santanen dhe me tre kenge te tjera ne 20 vendet e para ne klasifikime Michelle Branch i ka treguar vlerat e saj.

Suksesi nuk e ndaloi ate te kalonte ne boten e muzikes country duke krijuar grupin The Wreckers se bashku me Jessica Harp.

Se fundmi Michelle u rikthye tek muzika pop me te cilen filloi por vazhdon te jete e frymezuar nga pervoja ne muziken country per te cilen ka shkruar kengen West Coast Time ne albumin e fundit me te njejtin titull. Ajo thote

Une isha ne grupin The Wreckers per nje periudhe kohe dhe u vendosa ne Nashville. Kjo kenge flet per kohen qe kalova atje si dhe per faktin qe ndjehesha pak ndryshe pasi te gjithe ishin te rritur ne jug ndersa une isha rritur ne bregun perendimor e ndikuar pak nga rryma country por me teper nen rrymen rock and roll.

Michelle mori fame si nje kengetare pop me dy albumet e saj te pare prandaj lind pyetja perse realizoi nje album country

Venia ne jete e projektit Wreckers ishte dicka qe ndodhi natyrshem. Une po punoja me nje kengetare te grupit tim e cila ishte zeri i dyte Jessica Harp dhe ne filluam te shkruanim muzike se bashku qe dukej te vinte natyrshem prej asaj rryme. Une qe e vogel degjoja muzike country si per shembull kengetaret Patsy Cline dhe Johnny Cash si dhe te tjere te medhenj dhe me pelqenin shume tekstet... menyra e tregimit te historive. Pra ishte dicka qe me terhiqte dhe ishte e pamundur te mos e provonim.

Jeta e Michelle ka ndryshuar ashtu si edhe menyra e saj e te berit muzike.

Menyra ime e te shkruarit ka ndryshuar shume pasi albumi im i fundit pop doli tete vjete me pare. Tani une jam e martuar dhe jam bere nene pra shume gjera kane ndryshuar. Kam levizur shume neper bote dhe kendveshtrimi im artistik ka ndryshuar mjaft.

Fillimi i karrieres per Michelle ndodhi kur ajo ishte 15 vjece dhe shoqja e saj e ngushte e telefonoi qe ajo te vinte e te takonte menaxherin e nje shtepie diskografike qe kishte ardhur ne qytetin e saj ne Arizone. Michele thote

Ajo me telefonoi dhe me tha te shkoja te takoja kete person sepse do te ikte pas pak. I thashe qe nuk kisha se si te shkoja atje. Ajo me tha te shkoja me kembe me biciklete apo me cte mundja. Fqinji im kishte parkuar makinen e vogel te golfit duke lene celesat brenda keshtu qe une mora makinen dhe shkova te prisja kete person ndersa ai po dilte nga fusha e golfit. Me falni zoteri i thashe do ta degjoni kaseten time ju lutem Ai u shokua por gjate rruges nga Arizona per ne Los Angeles ai futi kaseten time ne kasetofon dhe si perfundim me telefonoi.

Michelle eshte nje vajze e thjeshte megjithate shume krijuese. Nje shembul per kete jane tatuazhet e saj.

Gjate pauzes qe u krijua ndermjet realizimit te albumeve Michelle filloi te perdore mediat sociale per te komunikuar me admiruesit e saj.

Une perdor Twitter. Shpesh eshte problem pasi ndodh qe vajza ime Owen te me thoje Mami akoma ne Twitter je Per mua eshte menyra me e mire per te folur me njerezit dhe per te pasur nje gjendje te mire shpirterore. Une kam marredhenie te mira ne Twitter me mjaft njerez dhe eshte nje menyre e kendshme per te komunikuar dhe per te kerkuar kenge.

Michelle mezi po pret te degjoje opinionin e adhuruesve te saj ne lidhje me albumin e saj te ri si dhe ti paraqese publikut boteror tingujt e saj te rinj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›