Peri humbet ne votimin paraprak te Floridas

Kandidati republikan qe konsiderohet te fitoje garen e partise se tij per tu perballur me presidentin Barak Obama ne zgjedhjet e vitit te ardhshem pesoi nje humbje te thelle.
Guvernatori i Teksasit Rick Perry u rradhit i dyti ne votimin paraprak ne shtetin Florida. Fituesi i papritur i gares ishte Herman Cain ish drejtuesi ekzekutiv i nje kompanie picash i cili eshte rradhitur prane fundit ne anketat e opinionit.
Cain fitoi 37 perqind te votave dhe zoti Perry vetem 15 perqind. Ish guvernatori i Michiganit Mit Romni doli ne vendin e trete me 14 perqind te votave.
Votimi paraprak ne Florida konsiderohet si nje prove e pare e simpatise se votuesve 14 muaj para zgjedhjeve. Qe nga viti 1979 cdo fitues i kesaj gare ka marre kandidaturen e partise republikane per ne zgjedhjet presidenciale.
Presidenti Obama sot e coi fushaten e tij ne bregun perendimor te Amerikes ku ne shtete si Uashingtoni dhe Kalifornia ai kerkon kontribute financiare nga anetare te partise se tij demokrate.