Mishel Obama me e pushtetshmja ne bote
Mishel Obama eshte shpallur gruaja me e pushtetshme e botes me nje pushtet me te madh se sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton Kancelarja gjermane Merkel dhe e famshmja e televizionit amerikan Oprah Winfrey. Ndersa per sa i perket nje tjeter gruaje shume te fuqishme monarkes se Anglise Elisabeta II ajo nuk ia doli as te perfshihej ne krye te listes se dhjete grave me te fuqishme.
Behet fjale per listen qe cdo vit harton revista amerikane Forbes. Nje vit me pare Obama doli ne krye te klasifikimit te kesaj liste por ka mjaftuar vetem nje vit qe ajo te zere kreun e klasifikimit. Lista eshte publikuar dje nga revista e famshme. Dhe behet fjale per nje ndryshim shume te madh nga vendi i 40-te ne te cilin ishte renditur nje vit me pare ne vendin e pare kete vit. Nderkohe Hilari Klinton ka pesuar gjithashtu nje rritje ne kete liste. Sipas Forbes indeksi i ketij viti ka pasur parasysh nje perllogaritje sipas te ciles pasuria ka pasur nje vlere me te vogel krahasuar me kreativitetin iniciativen dhe ndikimin real njerezor qe kane kandidatet ne bote. Klinton ka qene ne fokus te vemendjes mediatike thuajse pergjate gjithe ketij viti per punen e saj ne Lindjen e Mesme kryesisht. Ajo eshte perfshire jo pak edhe ne dialogun e Shteteve te Bashkuara te Amerikes me Rusine ne lidhje me pakesimin e arsenalit berthamor si dhe eshte marre me traktatin turko-armen. Nje nga hartuesit e listes shpjegon se ndersa shkalla e pasurise vazhdon qe te mbetet nje koeficient shume i rendesishem ne perllogaritjen e fuqise se nje kandidateje kete vit formulimi dhe renditja e listes anon me shume nga vemendja mediatike qe kandidatet kane pasur si dhe nga ndikimi social. Kjo do te thote se ne te ardhmen listat do te jene shume me ndryshe se ato te se shkuares te bazuara kryesisht ne pasurite personale te kandidateve dhe ne nje mase shume te vogel ne personalitetin dhe ndikimin e tyre ne shoqeri dhe ambientin ku kontribuojne. Pra nuk do te jete cudi qe dikush krejtesisht e panjohur kete vit nje vit me pas te zere nje vend shume te rendesishem ne liste. Nga njera ane nese dikush si Mishel Obama e cila ka qene per disa here rresht avokate e disa legjislacioneve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes terheq vemendje dhe ka ndikim ne ndryshimin e shoqerise per mire atehere ky eshte nje kusht i rendesishem qe nje person i tille te dale ne krye te listes thote nje nga hartueset e kesaj kategorie.
Mbreteresha Elisabete II duke pasur parasysh nje kriter te tille te te vleresuarit te kandidateve kete vit ze nje vend shume te ulet ne liste ate te 41-te cka krahasuar me emra te tille si Lady Gaga apo kengetarja tjeter Beyonce Knowles qe respektivisht zene vendin e 7-te dhe te 9-te eshte vertete nje vend i nje personi qe ka nje ndikim gjithnje e me te vogel dhe te parendesishem ne boten ku ben pjese dhe se ate ndikim e ka kryesisht fale pasurise se madhe personale. Nje tjeter grua qe vazhdon edhe kete vit te zere majat e listes eshte Kancelarja gjermane Angela Merkel qe renditet e 4-ta. Sipas hartuesve te listes pozicioni i saj relativisht i ulet justifikohet me faktin se ajo ka pasur nje vit te qete. Kjo liste hartohet cdo vit nga revista e famshme amerikane si pjese e nje sere listash te tjera te cilat kane synim qe te matin ndikimin e njerezve apo fenomeneve te caktuara ne shoqerine tone. Kjo reviste publikon gjithashtu edhe nje liste te miliardereve me te medhenj ne bote si dhe nje liste te VIP-ve te famshem dhe te pushtetshem. Grate amerikane kane dominuar ne fakt 10 vendet e para te listes me Merkelin qe eshte europiania me e kuotuar e listes. Me pas ne kete klasifikim vijne edhe europiane te tjera si Zonja e Pare e Frances Karla Bruni e cila ze vendin e 35-te nderkohe qe 4 vende pas saj vjen modelja e famshme gjermane Heidi Klum. Sipas njeres prej hartueseve kryesore te listes se ketij viti grate e listes jane gjithnje e me teper persona qe po ndikojne ne ndryshimin e realiteteve ne te cilat ndodhen duke u shnderruar ne katalizatore dinamike te modeleve te reja. Ato kane ndertuar kompani dhe firma dhe shpeshhere e kane bere nje gje te tille edhe permes mjeteve jotradicionale duke thyer dhe rrezuar keshtu barrierat gjinore ne fusha tradicionalisht mashkullore si tregtia politika sporti dhe media e kultura. Ne kete menyre veprimet e tyre kane ndikuar ne jeten e miliona personave e ndonjehere edhe miliardave.