Dy fjale per nje histori me kuneter
Diten e merkure ministrja e Integrimit beri nje nga deklaratat e saj me patetike. Une Majlinda Bregu tha Majlinda Bregu duke ngrysur vetullat e duke u sforcuar te trashte zerin te sfidoj ty Edi Rama ndash pauze dramatike ndash ligjerisht Ishte kjo nje deklarate e denje per nje spagheti western. Mungonin vetem pisqollat cizmet me mamuze kapela dhe muzika ne sfond.
Qellimi i ministres se Integrimit ne ate deklarate ishte te tregonte veten si nje grua te forte dhe te drejte qe po i bien ne qafe kot si nje njeri i indinjuar per akuzat e padrejta qe i kane bere dhe qe pikerisht te keto akuza gjen forcen morale per tu perballur me persekutoret. Por ne fakt Majlinda Bregu i percoi publikut thjesht e vetem imazhin e nje krijese qe i ngjan si dy pika uji asaj maces te zene ne nje qoshe qe harkon kurrizin kerleshet e kelthet nxjerr thonjte e tregon dhembet duke kerkuar me deshperim ndonje rruge shpetimi. Dhe ministrja e Integrimit realisht gjendet e zene me shpatulla pas murit.
Ne pamje te pare mund te duket sikur problemet e Majlinda Bregut vijne nga fakti se ajo ka 300 e kusur kuneter. Dhe duhet thene se tufe me problematike kuneterish veshtire te imagjinohet. Njeri syresh papritur e papandehur na behet pronar licencash per jo pak por plot 10 hidrocentrale te cilat i ka fituar nga qeveria e kunates edhe pse eksperienca e tij e vetme ne fushen e energjetikes ishin menaxhimi i disko-pubeve dhe tregtimi i mobilieve. Jo vetem kaq por ne kulmin e ketij skandali po ky kunat shkon e ngordh ne dru nje qytetar mekati i vetem i te cilit ishte se donte te deshmonte kunder tij ne nje ceshtje gjyqesore. Ndoshta gabohem por ne pjesen me te madhe te Europes mjafton vetem nje kunat i tille per ti dhene nje goditje serioze karrieres se kujtdo ministri. Por kuneterit e Majlinda Bregut spaskan te sosur sepse pa u shuar mire zhurma per kunatin e pare voila ia beh ne skene kunati tjeter qe na qenka ortak me djalin e nje kreu te mafies italiane ne biznesin e basteve sportive dhe lojerave te fatit. Dhe pikerisht ky kunat i dyte me nje veprim shume te dyshimte qe ngjan si nje perpjekje flagrante per te shpetuar asetet e ortakut mafioz nga sekuestrimi duke i blere ato shkon e fut ne valle edhe nje tjeter kunat te ministres se Integrimit.
Tre kuneter te dyshuar per afera qe shkojne qe nga perfitimi korruptiv e abuziv i licencave e deri te lidhjet me mafien kombinuar me dyshimet dhe akuzat per fshehje pasurie jane shume per tu mbajtur ne kurriz edhe nga ministrja e nje qeverie ku duket sikur gjysma e ministrave kane nga nje mal me skelete ne dollap. Por cuditerisht njeriu qe i ka dhene goditjet me te renda Majlinda Bregut eshte vete Majlinda Bregu. Sepse normalisht ne rrethana te tilla nje politikan i mencur e qe nuk bie pre e nervozizmit do te zbatonte me perpikeri ate fjalen e urte qe thote se kur ke rene ne nje grope prej ku nuk del dot me e pakta qe mund te besh eshte te reshtesh se germuari. Majlinda Bregu beri krejt te kunderten. Ne vend qe te jepte doreheqjen cka do te kishte qene shfaqja me e mire publike e integritetit te saj moral e politik dhe qe ndoshta do te kishte ngjallur ndopak mirekuptim te publiku ndash E moren ne qafe kuneterit te shkreten ndash ajo kaloi menjehere ne nje kundersulm absurd. Ne vend qe te distancohej nga kuneterit e akuzat e publikuara kunder tyre Majlinda Bregu u shnderrua ne nje avokate agresive e arrogante te te gjitha aferave per te cilat akuzoheshin qe nga hidrocentralet e deri te lidhjet me mafien e fshehjen e aseteve te mafies. Duke bere nje gabim taktik infantil per nje politikane me eksperiencen e saj Majlinda Bregu u perpoq ta mbulonte diellin me shoshe dhe te na binde se duke qene se oponentet e saj nuk dine ceshte familja dhe jane kriminele politike te droguar e ku di une cfare tjeter aferat per te cilat akuzohet farefisi i saj nuk duhet te perbejne shqetesim.
Natyrisht une nuk jam ne gjendje te them nese ministrja e Integrimit eshte e perfshire drejtperdrejt ne keto ceshtje por politikisht kjo situate eshte e papranueshme. Ne nje vend demokratik normal karriera e ministres se Integrimit tashme do te kishte perfunduar. Eumlshte e pamundur te imagjinosh nje minister te tille ne Gjermani France Angli Holande e madje edhe ne Itali Ceki Rumani apo Serbi. Nese vete ministri nuk do te kishte gjetur kurajen dhe integritetin te jepte doreheqjen eshte po aq e pamundur te mendosh qe Kryeministri i secilit prej ketyre vendeve do te kishte hezituar qofte edhe pese minuta perpara se ta shkarkonte. Por duke qene se jetojme ne Shqiperi Majlinda Bregu nuk e ka dhene doreheqjen dhe Sali Berisha deri me sot nuk ja ka kerkuar ate ndonese besoj se ai e di koston qe sjell kjo. Por Sali Berisha ka nje problem te madh qe perben dhe shpresen me te mire qe ka Majlinda Bregu per te qendruar ne postin e saj pavaresisht kostos elektorale dhe morale qe ka kjo per poziten nese hapet loja e shkarkimit apo doreheqjes se ministrave te akuzuar per korrupsion e lidhje te dyshimta pa kaluar shume Sali Berisha jo vetem qe do te mbetej pa qeveri por do ti duhej te shkarkonte edhe vete Sali Berishen.