E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata administrative - Deme te Shumefishta

1. Kalvari i gjate rreth trevjecar i diskutimit dhe pritshmerise mbi ngritjen e gjykatave administrative u mbyll javen e kaluar me refuzimin e opozites per miratimin e projektligjit qe kerkonte te pakten 84 vota te deputeteve. Opozita e kushtezoi miratimin me nisjen e hetimit parlamentar te zgjedhjeve 2009 permes hapjes se kutive te materialeve zgjedhore pa pritur qartesimin e ceshtjes se kutive te votave kusht ky qe nuk u pranua nga mazhoranca. Kerkesa thuajse ultimative e Ambasades Amerikane si per cudine e shumekujt nuk u perfill. Aq me pak kerkesat e vazhdueshme te komunitetit te biznesit i cili u angazhua per kete ligj me shume me gjate e me i bashkuar se per cdo ligj tjeter. Opozita ne perpjekjet e saj per koherence argumentoi se edhe projekte te tjera amerikane kane deshtuar per shkak te qeverise se papergjegjshme aq me shume kur sipas opozites ajo eshte qeveri dhe mazhorance e votave te vjedhura. Ndaj sipas opozites pa transparencen e zgjedhjeve ska kuptim asnje reforme tjeter qe ne kesi rrethanash do te jete gjithsesi nje deshtim. Mazhoranca vazhdoi qendrimin e saj konstant se ceshtjet ska se si te perzihen dhe se smund te miratohet nje ligj me kushtin qe te shkelet Kushtetuta per nje tjeter ceshtje. Para gjate dhe pas seances parlamentare te se enjtes se shkuar eshte diskutuar mbi perftimet dhe kostot publike perfitimet dhe kostot partiake deri edhe interesat amerikane te lidhura me kete projektligj. Mosmiratimi i projektligjit nxit analizen e kostove dhe perfitimeve analize qe kerkon se pari te njihen perfitimet e pritshme nga kjo reforme pra te kuptohet cfare kemi humbur ne te gjithe cka humbur interesi publik. Kostoja publike oportune e mosmiratimit eshte pikenisja per te vleresuar qendrimin politik te paleve te opozites kundershtuese dhe shkaktare te ketij mosmiratimi ne radhe te pare pa perjashtuar nga gjykimi edhe mazhorancen.

2. Ideja e gjykates administrative eshte e kahershme. Gjykimi administrativ kryhet sot nga gjykatat civile sipas nje procedure te percaktuar ne pak nene te Kodit te Procedures Civile miratuar shume vite me pare. Vendimi per ngritjen e gjykatave te specializuara administrative me procedure te dedikuar per keto ceshtje mori mbeshtetje ligjore permes nje neni te vecante nga ligji per organizimin e pushtetit gjyqesor ligj ky konsensual i mazhorances dhe opozites ne shkurt 2008. Me kete pikenisje konsensuale filloi puna per pergatitjen e projektligjit per gjykatat administrative. Procesi nisi me analizen ligjore e te performances aktuale vazhdoi me identifikimin e disa opsioneve te vlefshme dhe perzgjedhjen e tyre me pas me shkrimin e vete projektligjit i cili zhvillohet ne dy linja ate te organizimit te gjykatave administrative dhe ate te procedurave te gjykimit administrativ prej tyre. Procesi i berjes se politikes dhe projektligjit u karakterizua nga hapja transparenca pjesemarrja dhe kerkimi i konsensusit. Ne cdo etape procesi profesional e teknik u kombinua me procesin politik gjithnje duke pasur ne vemendje faktin se behej fjale per nje reforme qe kerkonte mirekuptim te gjere e konsensus politik te qendrueshem.

3. Per pergatitjen e projektligjit u mobilizua nje ekip juristesh shqiptare nga strukturat e shtetit apo profesioniste te lire nga me te pergatiturit e me te njohurit. Ekipi shqiptar u mbeshtet nga nje ekip i nivelit me te larte profesional i ngritur nga SIGMA institucioni me ekspertizen me cilesore ne fushen e reformave administrative e ligjore te BE-se dhe OECD-se. Ne perberje te tij ishin juriste dhe gjykates administrative europiane me pervoje ne ceshtjet administrative. Kam pasur fatin te kryej rolin modest te koordinatorit te ekipit te eksperteve puna dhe produkti i te cileve eshte e niveleve me te larta profesionale. Ekipi baze u konsultua here pas here me rrethe me te zgjeruara profesioniste te lire gjyqtare shoqata te bizneseve a OJF e deri edhe eksperte prane paleve politike vecanerisht prane opozites dy-tre prej te cileve jane deputete te saj ne legjislaturen korrente. Konsultimet u zgjeruan edhe me ekipet e profesionisteve te huaj a shqiptare qe vepronin ne reforma te tjera ligjore e te gjyqesorit te mbeshtetura nga BE ShBA OSBE.

4. Gjate vitit 2008 atmosfera rrethuese e procesit ishte mjaftueshem mbeshtetese inkurajuese dhe mirekuptuese. Atmosfera konsensuale e vitit 2008 mes mazhorances dhe opozites krijoi pritshmeri per miratim e projektligjit ndonese nje tjeter test paraprak ne shtator 2008 per nje tjeter ceshtje ishte sinjali i pare i mungeses se ketij konsensusi ne te ardhmen e afert. Behet fjale per testimin e mundesise se miratimit te nje projektligji te ri per statusin e nepunesit civil lidhur me te cilin kontaktet me opoziten treguan se ajo nuk ishte e interesuar per te dhene konsensus ndaj dhe nisma u la per tu testuar pas zgjedhjeve. Gjithsesi hipoteza se pikenisja konsensuale e shkurtit 2008 lidhur me reformen e gjyqesorit dhe gjykatat administrative premtonte sukses u quajt e besueshme ndaj projektligjit per gjykatat administrative qe u miratua nga Keshilli i Ministrave dhe u dorezua ne Kuvend ne nentor 2008 ne pritje te radhes per miratim.

5. Ne dhjetor 2008 u miratuan njekohesisht Kodi Zgjedhor dhe ligji per prokurorine. Mesa duket ky ishte shkembimi i fundit konsensual mes opozites dhe mazhorances. Ne fakt gjate vitit 2008 per hir te Kodit Zgjedhor opozita dha konsensus per ndryshimet kushtetuese ne favor te forcimit te Kryeministrit ashtu sic dha konsensus per ligjin e shumediskutuar e shumekritikuar te prokurorise per te mos permendur ketu konkluzionet e mjaft analisteve qe edhe butesia opozitare ndaj ceshtjes Gerdeci shpjegohet me kembenguljen e opozites per te siguruar miratimin e kodit te formuluar dhe kerkuar prej saj nje nga qellimet e dukshme te te cilit ishte deshtimi elektoral i LSI dhe futja ne vathe nen kercenimin e asgjesimit te partive te tjera te vogla.

6. Ne periudhen janar-maj komuniteti i biznesit dhe ai i donatoreve vecanerisht ShBA lobuan me intensitet te larte prane PS dhe lidershipit te saj per miratimin e ligjit. ShBA ishte tashme e perfshire permes projektit nr. 2 te Sfides se Mijevjecarit ne te cilin komponenti i gjykates administrative ishte i rendesise se pare. Dhjetera takime e konsulta mesazhe te drejtperdrejta e te terthorta te nivelit te ulet e te larte nuk dhane rezultat. Miratimi ne parim ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve u pasua nga takime ekspertesh partiake te lehtesuara nga institucionet nderkombetare per permiresime teknike te mundshme por perseri pa rezultat. Me afrimin e zgjedhjeve u duk qarte se PS ne konkurrence me LSI kishte vendosur te forconte imazhin e opozitarizmit qofte edhe me qendrime te natyres radikale e destruktive per disa ceshtje si ajo e kartave te identitetit apo e mosdhenies se konsensusit per ligje te rendesishme. Opozita abstenoi ne votimin per ligjin e licencave ne shkurt 2009 dhe per ligjin e planifikimit te territorit ne maj 2009 nderkohe qe edhe keto dy fusha ishin dhe jane komponente te tjera te rendesishme te programit nr. 2 te Sfides se Mijevjecarit. Gjithsesi pa qeder pasi keto jane ligje te thjeshta. Si perfundim opozita nuk e dha konsensusin per projektligjin e gjykates administrative dhe nga te gjithe grupet e interesuara u gjykua se projektligji do kishte shanse miratimi vetem pas zgjedhjeve. Zhvillimet paszgjedhore ishin te tilla qe nuk e mundesuan kete pritshmeri duke na sjelle deri ne deshtimin parlamentar te 30 shtatorit 2010. Nje dreq e di se kur do mund te shfaqet nje shans i trete

7. Sistemi i ri i gjykimit administrativ qe propozohet nga projektligji ne fjale eshte ne thelb nje ndryshim radikal i menyres se derisotme te ketij lloj gjykimi. Sistemi i ri bazohet ne nje trupe gjyqesore te dedikuar e te specializuar per mosmarreveshjet administrative ne nje procedure tejet te zhvilluar me etapa dhe afate procedurale te mirepercaktuara e te shkurtra pa hapesira per zvarritje dhe manovra abuzive te paleve avokateve a gjyqtareve si dhe ne nje rol me te fuqishem te gjyqtarit kundrejt administrates. I mbeshtetur edhe me mjedise mjete e teknologji moderne te informacionit e komunikimit fale edhe mbeshtetjes se Programit te Sfides se Mijevjecarit te ShBA procesi gjyqesor administrativ do te ishte shembullor. Jo vetem kaq por projektligji permbys parimin e sotem qe paditesi pra biznesi apo qytetari mban barren e proves. Kjo barre lidhur me akte administrative te pa kerkuara te tipit gjoba apo denime administrative i kalon sipas projektligjit administrates. Kalimi i barres se proves do te permbyste shanset per fitimin e ceshtjeve kur biznesi a qytetari kane te drejte. Nderkaq me sistemin e sotem shumicen e ceshtjeve e fiton administrata kryesisht per shkak te avantazhit qe ka kundrejt pales se ndeshkuar e paditese se ciles i bie barra e proves.

8. Cilesite e mesiperme nuk jane hipotetike por plotesisht te arritshme. Eksperienca ka treguar se reforma te miremenduara te miredrejtuara e te mbeshtetura fuqimisht me fonde kane funksionuar aq me shume ato reforma qe kane pasur mbeshtetjen e programit amerikan te Sfides se Mijevjecarit. Shembujt jane disa QKR QKL pagesa on-line e taksave prokurimet elektronike Task-Forca hetimore kunder korrupsionit dhe krimit ekonomik e cila ka hetuar akuzuar e si rezultat jane denuar me dhjetera e dhjetera zyrtare abuzive. Sistemi i prokurorise dhe Gjykatave te Krimeve te Renda ngritja e te cilit u pasua nga suksese te prekshme ne hetimin dhe denimin e ketij lloj krimi eshte nje tjeter argument.

9. Mosmiratimi i projektligjit na privon nga gezimi i te mirave te sistemit te ri te gjykimit te mosmarreveshjeve administrative mes qytetareve/bizneseve nga nje ane dhe shtetit nga ana tjeter. Gjithashtu nje proces gjyqesor i permiresuar ushtron presion te forte per permiresim e cilesise se vendimmarrjeve administrative ndryshe administrata do te ishte nen kercenimin e humbjes ne mase te ceshtjeve gjyqesore. Per shkak te mosmiratimit te projektligjit do te humbasim edhe kete efekt pozitiv te gjykates mbi administraten. Gjithsesi reformat e tjera te siperpermendura apo edhe ato ne kryerje e siper te tilla si sistemi i ri i planifikimit te territorit dhe lejeve te ndertimit reforma strukturore procedurale dhe metodologjike e inspektimeve administrative apo Kodi i ri i Procedurave Administrative kane permiresuar dhe do te permiresojne cilesite e proceseve administrative. Ndaj efektet negative te mungeses se gjykates administrative zbuten ca per shkak te ketyre permiresimeve te drejtperdrejta ne administrate por pa nje gjykate dhe proces gjyqesor te shendetshem arritjet e drejtperdrejta ne administrate jane gjithnje nen kercenim. Gjykata administrative do te ishte garanti i standardeve te arritura ne administrate dhe nxitesi i arritjeve te standardeve edhe me te larta. Te gjitha keto jane kosto te renda oportune.

10. Perfitimi nga Programi i Sfides se Mijevjecarit te ShBA bazohet te perpjekjet dhe rezultatet konkrete qe arrin cdo vend edhe Shqiperia lidhur me disa indikatore te paracaktuar suksesi. Mosarritja e tyre si rezultat i deshtimit te komponentit teper te rendesishem te gjykates administrative mund te na shkaktoje humbjen e shansit per te kaluar ne projektin e ardhshem. Pra sbehet fjale vetem per pak miliona dollare te shpenzuara me kot deri tani por per humbjen e mundesise se perfitimit te qindra milione dollareve ne 3-4 vitet e ardhshme. Deklarata e dy diteve me pare e Ambasades se ShBA flet qarte. Interesi amerikan eshte siguria e Amerikes. Forcimi i demokracise dhe shtetit ligjor zhvillimi ekonomik e social i Shqiperise dhe i vendeve te tjera gjithashtu eshte nje nga strategjite dominante per sigurine e ShBA. Kjo arrihet jo vetem duke u kujdesur per sherbimin inteligjent apo ushtrine por edhe per gjykatat perfshi ato administrative prokurorine administraten civile Parlamentin qeverisjen vendore shoqerine civile median ekonomine e plot fusha e sektore te tjere. Mbivleresimi i ceshtjes se sherbimit inteligjent dhe nenvleftesimi i te tjerave apo anasjelltas eshte mendjelehtesi. Amerikanet na treguan per te disaten here se i shohin seriozisht te gjitha. Ne ceshtjet e sigurise ShBA eshte bujare kembengulese e drejte dhe e rrepte. Ende nuk e keni kuptuar Eumlshte fare e thjeshte

11. Shpresoj te mos humbasim shanset per programin nr. 3 te Sfides se Mijevjecarit. Por edhe nese do te kete nje program te trete veshtire qe ShBA te mbeshtese perseri projekte qe kushtezohen nga miratimi i ligjeve me shumice te cilesuar te 84 votave pra qe kerkojne konsensusin e opozites per sa kohe qe besohet se opozita do te mbaje te njejtin qendrim. Kete sjellje mund ta adaptojne edhe partnere te tjere nderkombetare. Bashkimi Europian ka kerkuar gjithashtu me kembengulje miratimin e projektligjit per gjykatat administrative. Mosmiratimi eshte zhgenjyes jo vetem per amerikanet por edhe per europianet. Si rezultat veshtire qe te kemi angazhime serioze me fonde dhe asistence teknike ne drejtimet me prioritare te reformave institucionale te cilat ne shumicen e rasteve mund te kryhen vetem pasi te jene bere ndryshimet ligjore me 84 vota pra edhe me konsensusin e opozites.

12. Ne perfundim shkuan dem disa miliona dollare euro a leke mund te humbasim shansin e financimeve te medha per te kryer reforma dhe investime te rendesishme publike dhe se fundmi por edhe me e rendesishmja kemi humbur shansin te permiresojme gjykimin administrativ dhe prej tij edhe proceset administrative ne administraten shteterore. E gjitha kjo se opozita nuk desh nuk do dhe nuk do te doje ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per te testuar pretendimet e saj per hapesiren e mundesive te hetimit parlamentar. Nese do ta kish bere ankimin do kishim edhe nje tjeter kazus gjykimi kushtetues mbi hetimin parlamentar pra nje pasurim te jurisprudences per me teper zgjidhje te paqme te ngercit politik te tejzgjatur me gjithe te mirat e kesaj zgjidhjeje e po keshtu do kishim shmangur te gjitha keto kosto oportune prej mungeses se gjykatave administrative. Gjithe kjo kosto e rende mbi interesin publik vetem per hir te nje interesi te ngushte por ambicieje te pamat te nje lidershipi partiak dhe disa te tjereve fatlidhur me te. Thirrini mendjes e votoni projektligjin. Mirezbatoni reformat. Te gjitha pa perjashtim. Mazhorance e opozite sipas rastit. Keshtu e ndreqim edhe me amerikanet dhe me europianet. Perndryshe sdo beje pune as edhe shprehja biblike fali Zot se sdine cbejne

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›