Misho: Kupa? Të mbyllim kampionatin më parë
Shumë i kënaqur është shfaqur pas ndeshjes trajneri i Tiranës, Misho Krstiçeviç, i cili e ka cilësuar triumfin e djeshëm, si një fitore të arritur në grup. Në fakt, kishte të drejtë të gëzohej ish-ndihmësi i Bllazhe Slishkoviç, i cili ka fituar ndeshjen e tij të dytë me bardheblutë që kur ka marrë drejtimin e skuadrës. "Ne fituam me meritë këtë takim ashtu si rrallë në takime të tjera. Kjo ishte fitorja e dytë imja nën drejtimin e Tiranës dhe jam shumë i kënaqur për lojën e zhvilluar. nuk mund t’i adresohem asnjë futbollisti duke thënë ky luajti mirë, ky më pak, por të gjithë ishin pjesëtarë të fitores. Them se kemi rrugë për të bërë përpara dhe mendoj se do të kemi shpresa për pozicione më të larta. Përsa i përket ndeshjes së Kupës është ende heret pasi kemi për të mbyllur kampionatin më parë."