Ibra kërkon falje, Berluskoni qan hallin e parave
Ylli i Milanit Zlatan Ibrahimoviç i ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij pas përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen kundër Fiorentinës të dielën. Sulmuesi suedez u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të të fitores 2-1 në Firencë pasi kishte fyer gjyqtarin anësor. Ibrahimoviç theksoi se fjalët e tij nuk kishin qenë për anësorin por për veten e tij. “Isha i hidhëruar me veten që humba kontrollin e topit. Kam bërë një komet për veten, nuk ishte për gjyqtarin ose asistentin e tij. Kërkoj falje nga të gjithë. Jam larguar nga fusha pa reaguar. Nuk i kam thënë asnjë fjalë gjyqtarit”, tha Ibrahimoviç. Ai sapo ishte kthyer nga pezullimi prej dy ndeshjeve dhe tani rrezikon të mungon në së paku dy ndeshje duke filluar nga takimi kundër Sampdorias të shtunën. Milan udhëheq në Serie A me tre pikë më tepër se Napoli. Nuk ka munduar edhe komenti i Berluksonit: “Ibra? Para të çuara dëm!”