Misioni Zharku

Çdo mëngjes, Lutfi Zharku ia hedh një sy dhe vë nga një vijë në raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2010”. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, vazhdimisht e mban këtë raport mbi tavolinën e punës, përskaj një morie ligjesh e dokumentesh.
“Raportin e mbaj në tavolinë, që të ma kujtojë çfarë kemi bërë për ta përmirësuar situatën ekonomike në Kosovë”, thekson numri një i MTI-së.
Ai ia ka vënë synim vetes që sivjet Kosova të radhitet ndër vendet e para për kushtet e biznesit, në këtë raport. Radhitja e tanishme në vendin e 113, për ministrin Zharku është një vërejtje që ende ka nevojë për shumë reforma në këtë fushë.
Megjithatë, pranon se nuk do të jetë mision i lehtë derisa raportohet për problemet me cilësinë e naftës, investimet e jashtme dhe Marrëveshjen për tregti të lirë, CEFTA.
Kreu i MTI-së, në intervistë për Expressin tregon se pavarësisht që flitet në opinion për cilësi të dobët të derivateve në treg, asnjëherë nuk është raportuar zyrtarisht për diçka të tillë. Megjithatë, nuk mohon se nga veriu i Kosovës futet vajë bazik.
“Nuk është mbyllur asnjë pikë e shitjes për cilësi të dobët të karburanteve”, thekson Zharku.
Sipas tij, me udhëzim administrativ është paraparë që pikat e shitjes e kanë të obliguar që një herë në gjashtë muaj t’i bëjnë analizat e naftës. Me këto analiza, Ministria e Tregtisë është e kënaqur, pasi që në pikat që janë kontrolluar dhe nga importi i rregullt nuk janë paraqitur probleme të cilësisë.
Zharku thotë se nuk ka askush licencë për import të vajit bazik apo vajrave të tjera të cilat mund të përzihen me naftë.
“Këtu kemi të bëjmë me kontrabandë tipike. Ne e dimë që Veriun nuk e kontrollojmë. Me hyrjet nga Veriu kemi probleme të caktuara dhe në këtë aspekt mund të ketë edhe në zonat e tjera”, thekson Zharku.
Derisa pikat kufitare në Veri nuk janë funksionale sa duhet, edhe Zharku nuk është shumë i sigurt se në vend të naftës nga Veriu po importohen vajra të ndryshme që pastaj përzihen me karburante.
“Ne i kontrollojmë, por nuk mundemi me bindje të fortë të themi se ajo naftë nuk është përzier diku. Mund të them se deri sot nuk e kemi hasur në një pikë të shitjes që e ka përzier atë”.
Me ligjin e ri për derivatet, ai ka ndërmend të liberalizojë edhe më tej tregun e naftës. Importuesit e naftës nuk do të kenë nevojë të marrin licencë për import të naftës, por vetëm pikat e shitjes. Me këtë, ministri Zharku synon të heqë barrierat për import, ato për shitje me shumicë dhe të krijojë konkurrencë në treg.
“Qëllimi ynë është që me reduktimin e licencave apo me liberalizimin e plotë të tyre të mos jemi pengesë në zhvillimin e biznesit. Të njëjtën praktikë e kemi zbatuar me Ligjin e ri për veprimtaritë hoteliere, hotelet dhe motelet nuk licencohen”, pohon Zharku.
Për të është me rëndësi që ekonomia të jetë në përputhshmëri më praktikat e Bashkimit Evropian. Në regjion, sipas tij, është një praktikë e keqe e licencimit të gjithçkaje. Kështu që regjioni për të nuk është referencë.
Pyetësori i dorëzuar para disa ditësh për çështjet tregtare nga Bashkimi Evropian, sipas Zharkut, është një dëshmi se Kosova dalëngadalë po i ofrohet këtij unioni.
“Unë besoj se vetë ofrimi i pyetësorit ka qenë një përgjigje pozitive për Kosovën”.
Sipas kreut të MTI-së, kjo do të thotë se BE-ja vlerëson që Kosova ka arritur në një shkallë të caktuar të zhvillimit dhe i plotëson kushtet për të hyrë në një marrëveshje eventuale të ardhshme për tregtinë me Bashkimin Evropian.
Pyetjeve të këtij pyetësori, ai thotë se i janë përgjigjur pozitivisht dhe me këto përgjigje janë munduar të tregojnë gjendjen sa më reale të situatës në Kosovë.
Marrëveshja e re me BE-në do të rregullojë edhe institucionalisht çështjet dhe standardet tregtare me Kosovën.
Megjithatë, do të ketë kërkesa të BE-së për lirim të mallrave të tyre që hyjnë në Kosovë nga tarifat doganore. Aktualisht, aplikohet një tarifë doganore 10 për qind për mallrat që vijnë nga Unioni Evropian.
“Me siguri që shkalla e re me marrëveshjen tregtare do të ndryshojë. Ndoshta do të kërkohet nga Bashkimi Evropian që mallrat e caktuara të lirohen nga kjo tarifë”, thekson Zharku.
Në anën tjetër, Kosova ende nuk është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, për të cilën çështje shpeshherë është kritikuar MTI-ja se nuk po punon sa duhet.
Zharku thotë se arsyeja përse nuk kanë aplikuar deri më sot për anëtarësim në OBT, është për shkak të procedurave interne për anëtarësim.
“Ne duam të anëtarësohemi në këtë organizatë si shtet, jo si territor doganor. Nuk e kemi problem të anëtarësohemi si territor doganor. Jemi shtet i pavarur dhe duam që anëtarësimi të jetë në cilësi të shtetit”.
Me aplikimin e Kosovës në OBT, sipas tij, formohet një grup punues, në të cilin marrin pjesë shtetet kryesore të tregtisë botërore, përveç kësaj, ky grup punues është i hapur për çdo shtet që është anëtar i OBT-së.
“Droja jonë është që në grupin punues mund të përfshihen edhe shtete të cilat nuk na e duan të mirën, ose që janë kundër pavarësisë së Kosovës”, thekson Zharku.
Derisa grupi punues i merr vendimet vetëm me konsensus, ai frikësohet se vendimi për Kosovën mund të shtyhet nëse në këtë grup futen shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, si Brazili, Meksika e Spanja.
Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës i ka hapur telashe edhe në Marrëveshjen për tregti të lirë, CEFTA, të cilën Zharku thotë se po mundohen ta zgjidhin me mjete politike në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare.
Këtë vit, kryesues i CEFTA-s është Serbia, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë Kosova dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje si të zhbllokohen eksportet e Kosovës për në Serbi. Krejt çfarë është arritur deri më tani, është zhvillimi normal i takimeve të nivelit teknik.
Deri në vitin e ardhshëm, numri një i MTI-së beson se do të arrihet një zgjidhje, ashtu sikur edhe pret që të përmirësohet klima e biznesit në vend.
Vjet është raportuar për rënie të investimeve të huaja direkte në Kosovë, por kjo rënie, sipas Zharkut, ka qenë shumë më e vogël se në shtetet e tjera të rajonit.
“Deri dje është përmendur Maqedonia si shtet që ka investime të mëdha, ndërsa vitin e kaluar i ka pasur vetëm 100 milionë euro investime të huaja direkte. Ne i kemi pasur 250 milionë euro investime të huaja”, pohon Zharku.
Ai thotë se duhet të jetë e kuptueshme, nëse shtetet e mëdha kanë pasur rënie të prodhimit industrial deri në 20 për qind, ato shtete i kanë tkurrur investimet e veta dhe nuk kanë menduar për investime jashtë.