PD: Efektet e krizës politike në kredi

Kriza politike ka përkeqësuar klasifikimin e vëndit tonë për kredinë. Si PS ashtu dhe PD kanë qenë në sinkron në faktin se klima jo e qetë politike vë në pikëpyetje në sytë e firmave ndërkombëtare që bëjnë vlerësimin, shlyerjen e kredive të marra.
"Në qoftë se situata do të ishte krejtësisht e qetë, në qoftë se gjithë partitë politike do të ishin në Parlament, nëse PS do e mbështeste këtë proces publikisht, atëherë do të rritej besimi i investitorëve dhe në mënyrë të natyrshme ne do të kishim disa pikë më pak përqindje në vlerësimin e eurobondit", thotë Sherefedin Shehu, deputet i PD.
"Në vlerësimin e kredive firmat që bëjnë vlerësimet përpiqen të shikojnë dhe mundësitë e shlyerjes së kësaj kredie, dhe pa dyshim cdo lloj krize sposton nga boshti programet qeveritare. Për pasojë cdo situatë e turbullt në mjedisin politik të ulë disa shkallë më poshtë në vlerësimin që këto firma të bëjnë", tha Ilir Beqja, deputet i PS.
Ndikimi direkt i kësaj krize shfaqet dhe në rritjen e normës së interesit për eurobondin, të cilin Shqipëria e merr për herë të parë.
"Kalkulimet e këtyre faktorëve nuk janë aq të kollajtë, sepse nuk janë matematike, sepse ky është efekti që ka, po po të them pa frikë se 0.5 për qind i takon dhe këtij risku", tha Shehu. "Gjithë këta faktorë ndikojnë dhe do të ndikojnë në muajin maj në momentin kur të kryhet ky veprim", vijoi Beqja.
“Deutsche Bank” dhe ajo amerikane “JP Morgan” marrin përsipër të lobojnë në tregjet ndërkombëtare financiare për t’i siguruar Shqipërisë një kredi tregtare prej 300 milionë euro përmes emetimit të Eurobondit të parë shqiptar. Shqipëria synon të përdorë këtë hua për të siguruar gjithë investimet e këtij viti dhe shlyer borxhin e marrë vitin e kaluar, për përfundimin e rrugës Durrës-Kukës. Procesi pritet të finalizohet të hënë në Vjenë nga kryeministri Berisha.
Elona Gjylmi