Apeli i SHBA-së: BE dhe FMN të ndihmojnë Greqinë
Sekretari i Thesarit në SHBA, Timoti Geitner i ka bërë një apel BE-së dhe FMN-së të veprojnë me shpejtësi për të zgjidhur krizën e Athinës. Mesazhe në drejtim të Greqisë tashmë po vijnë edhe nga përtej Atlantikut ku Uashingtoni ndjek me vëmendje situatën delikate që po kalon vendi helen. Ndërkohë, kryeministri helen, Jorgo Papandreu i ka bërë thirrje popullit të mos kapet nga paniku për momentet e vështira që po kalon vendi. Papandreu siguroi se do bëjë gjithçka që të gjithë ata që nuk kanë përghegjësi për këtë krizë, të mos paguajnë pasojat e saj.
Ndërkaq programi ekonomik, që po negociojnë Komisioni Evropian, Banka Qendrore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me Greqinë, do të jetë i gatshëm në fillim të muajit maj, deklaroi dje komisioneri evropian për çështjet Ekonomike, Olli Rehn.
Greqia e zhytur në një borxh rekord, zgjodhi dje t'i kërkojë Bashkimit Evropian dhe FMN-së t'i vijë në ndihmë financiarisht.
Vendet e zonës euro kanë premtuar një ndihmë prej 30 miliardë eurosh në kuadër të një programi ndihme për tre vjet. FMN-ja do të kontribuojë me 15 miliardë euro.
''Vendimi për të dhënë kredi në mbështetje të Greqisë do të bazohet mbi programin që është përgatitur në këtë moment nga Komisoni Evropian, Banka Qendrore dhe FMN-ja me autoritetet greke'', theksuan autoritetet evropiane në një komunikatë.