Misioni i FMN-së nesër në Shkup

Përfaqësues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) nesër pritet të mbërrijnë në Shkup për një vizitë të rregullt dhe për shqyrtimin e situatës ekonomike në vend.
Delegacioni i udhëhequr nga shefi i misionit Ves Mekgru do të shqyrtojë nëse Maqedonia i ka përmbushur kriteret për të marrë kredi nga FMN-ja dhe gjithashtu do të analizojë dhe vlerësojë gjendjen ekonomiko-financiare në vend.
Shqyrtimi i ekonomisë vendore nga delegacioni i FMN-së do të bëhet nga 30 nëntori deri më 13 dhjetor, kur pritet edhe të jepet një raport mbi të dhënat e grumbulluara dhe vlerësimin e gjendjes së përgjithshme.
Delegacioni i FMN do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët e lartë të vendit si kryeministrin Gruevski, presidentin Ivanov, përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të ekonomisë.