Kosovë, situata në Jagnjenicë ende e tensionuar

Gjendja në fshatin Jagnjenicë, në veri të Kosovës, ku KFOR-i, pas përleshjeve me serbët lokalë, ka larguar barrikadën, mbrëmë vonë ishte e qetë, ndërsa një numër i madh serbësh ende ndodheshin në vendin ku ndodhej barrikada, raportojnë mediat serbe.
Më herët, KFOR-i ka njoftuar se afro 23 ushtarë të tij janë plagosur nga përleshjet me protestuesit serbë, pas largimit të barrikadës.
Ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviç, tha se “situata është ekstremisht e tensionuar”. Sipas mediave serbe, Bogdanoviç ka theksuar se raportohet se janë plagosur rreth 100 serbë. Institucionet e Kosovës e kanë dënuar fuqishëm sulmin kundër ushtarëve të KFOR-it.