Misioni i NATOs dhe Afganistani perparesi ne takimin e Lisbones

28 vendet anetare te Aleances se Atlantikut Verior takohen sot dhe neser ne Lizbone per te diskutuar rishikimin e misionit te NATO-s dhe te ardhmen e operacioneve te saj ushtarake ne Afganistan. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon nga kryeqyteti i Portugalise se pritet qe NATO-ja ti veje theksin kalimit gradual te pergjegjesive te sigurimit te vendit tek populli afgan.
Nderkohe te vendet anetare te aleances si Kanadaja dhe Hollanda u japin fund misioneve te tyre luftarake ne Afganistan aleatet qe vazhdojne te qendojne ne fushen e betejes po ndryshojne objektivat e misioneve te tyre.
Nje nga keshilltaret e larte te Presidentit amerikan Barak Obama per Afganistanin Dagllas Lut tha kete jave se aleanca do te njoftoje planet per nje periudhe te gjate kalimtare gjate te ciles afganet do te marrin ne dore sigurimin e vendit.
Synimi eshte qe ky proces ne 34 provincat e vendit te perfundoje deri ne vitin 2014. Ky eshte nje proces qe nisi ne fillim te vitit 2011 me piksynimin qe te mbyllet ne fund te vitit 2014.
Plani i ri do te kerkoje nga forcat e NATO-s te vazhdojne stervitjen dhe misionet humanitare ne Afganistan edhe pas vitit 2014.
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai do te marre pjese ne takimin e te shtunes per mionin e aleances ne vendin e tij. Ne nje interviste qe i dha kohet e fundit gazetes The Washington Post zoti Karzai kerkoi qe aleanca e NATO-s te pakesoje operacionet e saj ne Afganistan dhe tu jape fund bastisjeve te saj te suksesshme gjate nates me trupat afgane kunder forcave talebane.
Presidenti Obama pritet te takohet me Presidentin e Rusise Dmitri Medvedev nderkohe qe disa republikane ne Senat priten te mbeshtesin ratifikimin e traktatit te ri START per pakesimin e armeve strategjike.
Disa senatore me influence thone se traktati ka shume te ngjare qe te mos miratohet kete vit. Zoti Obama thote se ratifikimi i traktatit eshte domosdoshmeri per sigurimin kombetar amerikan dhe gurthemeli i marredhenieve SHBA-Rusi.
Rreziqet per sigurimin kombetar amerikan jane te qarta dhe te medha. Traktati i ri START shkurton me pergjegjshmeri numrin e armeve berthamore dhe shtrat-hedheset e Shteteve te Bashkuara dhe Rusise nderkohe qe ruan potencialin shkurajues berthamor te Amerikes.
Perpjekjet per permiresimin e marredhenieve te NATO-s me Rusine pritet te jene nje tjeter perparesi kryesore e takimit te nivelit te larte te Lizbones.
Udheheqesit e NATO-s do te punojne gjithashtu per nje koncept te ri strategjik per aleancen qe do te zevendesoje ate qe u miratua ne vitin 1999. Vleresimi i ri per misionin e NATO-s pritet te perfshije nje mbrojtje me te forte kunder terrorizmit kibernetik dhe raketave balistike.
Presidenti ka ne plan te perfundoje viziten e tij ne Lizbone duke u takur shkurtimisht me udheheqesit e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuar pritet te theksojne vazhdimin e bashkepunimit me Evropen per ceshtje te ekonomise dhe sigurimit.