E Diel, 1 Nëntor 2026

Debat ne Kosove thirrje serbeve per dalje ne zgjedhje

Kryetarja e Komitetit serb te Helsnikit Sonja Biserko tha sot se pjesemarrja e serbeve te Kosoves ne zgjedhjet e 12 dhjetorit do ti ndihmonte jo vetem forcimin e institucioneve te vendit por edhe raportet midis Beogradit dhe Prishtines. Ajo tha se bashkesia serbe ne Kosove duhet te jete faktor aktiv meqe ne radhe te pare behet fjale per vet ata. Zonja Biserko i beri keto komente gjate nje debati te mbajtur ne agllavice afer Prishtines ku i beri thirrje serbeve te Kosoves te dalin ne zgjedhjet parlamentare ne menyre qe sic thote ajonepermjet pjesemarrjes te synohet nje pozicion politik i cili me vone do te ndihmoje serbet e Kosoves te jene partner aktiv dhe i barabarte edhe i Beogradit.

Kosova aktualisht gjendet ne nje periudhe te forcimit te institucioneve dhe kjo periudhe e shkurter para zgjedhjeve te jashtezakonshme mund te jete e pamjaftueshme per ndonje fushate me serioze por ne cilindo rast eshte kohe e mjaftueshme qe serbet e Kosoves te marrin nje vendim jetesor me te cilin do te definohen si subjekt i cili ndihmon jo vetem forcimin e institucioneve te Kosoves por edhe raportet midis Beogradit dhe Prishtines tha zonja Biserko.

Dite me pare Ministri i Puneve te Jashtme te Serbise Vuk Jeremiq ka perseritur qendrimin se qeveria e Serbise eshte kunder daljes se serbeve ne zgjedhjet parlamentare te Kosoves pasi qe sipas tij nuk ka kushte qe te marrin pjese ne zgjedhje.

Mirepo nje pjese e subjekteve politike ne pjesen qendrore dhe jugore te Kosoves kane paralajmeruar pjesemarrjen ne zgjedhje. Ata vleresojne se pjesemarrja e serbeve eshte shume e rendesishme ne keto zgjedhje qe ata i cilesojne si nje sprove per institucionet e Kosoves por edhe pranine nderkombetare.
Por nje qendrim krejt tjeter kane serbet ne veriun e Kosoves. Ata thone se pjesemarrja ne keto zgjedhje do te ishte ne kundershtim me Kushtetuten e Serbise e cila e trajton Kosoven si pjese te saj dhe do te favorizonte sic thone ata krijimin edhe te nje shteti shqiptar ne Ballkan. Serbet ne veriun e Kosoves i bojkotuan zgjedhjet lokale te vitit 2009 ne Kosove me gjithe thirrjet e Prishtines dhe te autoriteteve nderkombetare per pjesemarrje ne institucionet e vendit.

Zonja Biserko thote se pjesemarrja e serbeve ne zgjedhje ne veriun e Kosoves ende nuk dihet per arsye qe sic thote ajo trysnise qe kane nga nje pjese e subjekteve politike ne Beograd.

Njerezit ende jane ne nje situate te pakendshme dhe te pa sigurt mbi vendimin per te dale ne zgjedhje prandaj gjasat jane qe ne veri te dalin me pak njerez ne votime tha zonja Biserko.

Sidoqofte nga 29 subjekte politike te regjistruara per te marre pjese ne zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit tete nga keto subjekte vijne nga radhet e komunitetit serb me gjithe vleresimet e qeverise se Serbise se nuk ka kushte per pjesemarrje te serbeve ne zgjedhjet e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›