E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni i OKB përkujton bashkëpuntorët që humbën jetën në Haiti

Misioni i OKB-së në Haiti i dha lamtumirën anëtarëve të tij që humbën jetën në kryeqytetin haitian, Port-au-Prince. Kombet e Bashkuara kanë zhvilluar një shërbesë ose një ceremoni përkujtimore në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, për të kujtuar dhe nderuar dhjetra punonjës të këtij misioni që humbën jetën si pasojë e tërmetit në Haiti. Njerëzit përqafuan njëri-tjetrin ndërsa është konfirmuar lista me 85 persona të vdekur, aktivistë dhe anëtarë të stafit të okb-së në Haiti. Gjatë ceremonisë përkujtimore u lexuan emrat e të gjithë viktimave të kësaj tragjedie, duke përfshirë edhe Hedi Annabin, kreun e misionit të kombeve të bashkaura në vendin ishullor. Ish shefi i misionit të OKB-së Edmond Mulet tha se stafi i OKB-së, do të vazhdojë punën e tij në Haiti dhe shprehu konsideratën maksimale për këtë ceremoni përkujtimore në nder të kolegëve të vdekur. Nga tërmeti 7 ballësh e 16 ditëve më parë, besohet se janë të paktën 200,000 të vdekur. Nga tërmeti i 12 janarit, rreth 1.5 milionë njerëz kanë mbetur të pastrehë gjithashtu. ndërkaq disa qindra punonjës të OKB-së, personeli lokal, paqeruajtësit dhe përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe të qeverisë haitiane të enjten morën pjesë në shërbimin përkujtimor brenda kompleksit të OKB-së në kryeqytetin haitian. Në një deklaratë të tijën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon çmoi angazhimin e tyre. Kombet e Bashkuara nuk kanë gjetur ende 30 bashkëpunëtorë të tjerë të misionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›