E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë/ Shembja e pallatit, 12 viktima

Shkon në 12 bilanci i viktimave të shpërthimit të së mërkurës, një tragjedi që u regjistrua në Liezh, në lindje të Belgjikës. Shpërthimi ndodhi në një pallat i cili u shemb duke zënë nën rrënoja dhjetëra njerëz. Pas nëntë trupave të nxjerre nga gërmadhat gjatë ditës se djeshme dhe atyrë më parë, tre kufoma janë rekuperuar mëngjesin e së premtes nga skuadrat e shpëtimit. Ndërkohë, autoritetet belge njoftojne se po kërkohen trupa të tjere nën gërmadha. Ato janë të bindura se shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi. Të mërkurën një bllok apartamentesh u shemb në qytetin belg të Liezhit. Shpërthimi ndodhi rreth orës 2:00 të natës, duke dëmtuar një numër ndërtesash në rrugën në qendër të qytetit lindor të Belgjikës. Ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit blloku i pallateve pesë katëshe u shemb tërësisht. Në fillim u raportua nga zyrtarë te brigadës së zjarrfikësave, për dy persona të bllokuar nën rrënoja dhe 40 të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›