E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Laden/ Mesazh rë ri, akuzon SHBA-në për ndryshimet klimatike

Një tjetër mesazh audio që i atribuohet liderit të Al Kaedës, Osama Bin Laden, është transmetuar nga televizioni arab «Al Jazeera». Pas atij të publikuar të dielën që lamë pas, gjatë të cilit terroristi saudit merrte përsipër përgjegjësinë për atentatin e dështuar të ndërmarë nga nigeriani Umar Farouk Abdulmutallab, në bordin e një avioni të linjës Amsterdam-Detroit, këtë herë kreu i organizatës terroriste flet për problemet e lidhura me ndryshimet klimaterike në botë. Gjatë mesazhit audio, Bin Laden akuzon në veçanti vendet e industrializuara, pikë së pari , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se janë përgjegjëse për ndryshimet klimaterike në botë si pasojë e politikave të tyre. «Të gjitha vendet e industrializuara, vecanërisht ato më të mëdhatë, janë përgjegjëse për krizën e efektëve serrë", deklaron numri një i Al Kaedës. Më pas, ai propozon nëpërmjet mesazhit të tij, që për të përballur krizën globale ekonomike, duhet të bojkotohen prodhimet amerikane. Sipas tij, gjithashtu duhet hequr dorë edhe nga përdorimi i dollarit. " E di që mund të ketë probleme",thotë Bin Laden, por sipas tij është e vetmja mënyrë për të çliruar njerëzimin nga skllavërimi amerikan dhe vendet e tjera të ngjashme. Kështu, kreu i Al Kaedes, Osama bin Laden bëhet sërish i gjallë dhe në një mesazh publikuar së fundmi , ai kritikon edhe George Bush, ish-presidentin amerikan për refuzimin e paktit të Kiotos. Ky është mesazhi i dytë për këtë javë prej kreut ë Al Kaedas, Bin Laden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›