Misioni i OSBE/ODIHR Stonestreet takohet me Haxhinaston
Ne perfundim te misionit te vezhgimit te zgjedhjeve vendore te 8 majit drejtori i misionit afatgjate te vezhgimit te OSBE-ODHIR Jonathan Stonestreet eshte pritur ne nje takim nga zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtme Edmond Haxhinasto. Stonestreet eshte shprehur se vleresimet e metejshme per procesin zgjedhor dhe kryesisht per administrimin e votes do te paraqiten ne nje raport tjeter paraprak dhe me pas ne ate perfundimtar. Haxhinasto u shpreh se do te mirepriten rekomandimet qe do paraqiten ne raportin perfundimtar te ODHIR realizimi i te cilave do te kerkoje reforme zgjedhore gjitheperfshirese.