"Miss Globe" kurora vjen në Shqipëri
TIRANE-Almeda Abazi është shqiptarja që u shpall mbrëmë "Miss Globe International 2008". Edicioni i pestë i bukurisë femërore përfshiu në garë 40 vjaza të ardhura nga vende të ndryshme të botës të cilat sfiluan dhe i dhanë jetë spektaklit të mbrëmshëm mbajtur në mjediset e Pallatit të Sportit "Asllan Rusi" në Tiranë. Spektakli u prezantua nga miss Albania 1995, Hygerta Sako e shoqëruar nga Peter Bross, nën regjinë e Petri Bozos. Gjatë turit u zhvilluan 3 minikonkurse, si "Miss Bikini", që u fitua nga përfaqësuesja e Maqedonisë,"Miss Talenti" dhe Miss "Disco Queen" që u fituan nga përfaqësuesja e Armenisë. Në orët e spektaklit një atmoferë të veçantë krijuan të ftuarit, mes të cilëve edhe Alban Skënderaj dhe Mirjam Cani, të cilët kanë kënduar së bashku, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Anjeza Shahini, Evis Mula, Valbona Mema, etj.
(d.b/BalkanWeb)