E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozitarët iranianë kërkojnë ditë zie për Montazerin

Liderët opozitarë të Republikës Islamike Iraniane, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karrubi kërkuan një ditë zie për të nderuar Ajatollahun e ndarë nga jeta Hosein Ali Montazeri.
Opozitarët e Iranit Karrubi dhe Musavi kanë kërkuar nga mbështetësit e tyre të marrin pjesë në përkujtimoren që do të mbahet ditën e hënë në qytetin e shenjtë shiit të Qomit.
Ndërkohë masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë prej autoriteteve iraniane në qytetin e Qomit për të frenuar ndonjë demonstratë.
Autoritetet i druhen përshkallëzimit të përkujtimores në një protestë të ngjashme me atë të përkujtimit të "Ditës së Studentëve".
Ajatollahu Hosein Ali Montazeri vdiq në moshën 87 vjeçare, ku vdekja e tij u shkaktua nga një atak në zemër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›