E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miss Universi spektakli live ne Albanian Screen

Bukuria botërore e Miss Universit zbret edhe në “Albanian Screen”. Drejtpërdrejt nga San Paolo i Brazilit sot në orën 3.00 të mëngjesit, në spektaklin madhështor sfiluan bukuroshe nga 89 vende të botës. Miss Universi këtë vit drejtohej nga Natali Morales, drejtuesja e famshme e emisionit “Today” të rrjetit televiziv NBC, si edhe Endi Cohen një tjetër drejtues i njohur në median amerikane.

Risi e këtij viti ishte edhe mënyra e mbledhjes së votave për secilën vajzë, pasi gjatë ditëve përpara kompeticionit, cdo vend i përfaqësuar kishte të drejtën e votimit on-line. Miss Universe është një eveniment botëror i bukurisë që organizohet nga Donald Tramp dhe rrjeti NBC. Organizimi synon të zgjedhë jo vetëm më të bukurën e planetit, por të nxjerrë në pah edhe vlera humane të modeleve të ardhshme.

Gjithashtu është bërë traditë tashmë që organizatorët t’ia dedikojnë punën e tyre dhe vajzave të përzgjedhura, partneritetit me fondacione e misione bamirësie kudo nëpër botë; me fokus të vecantë në luftën kundër HIV-AIDS dhe cështjeve të shëndetit të gruas. Detajet e spektaklit të përvitshëm të Miss Universe do të mund t’i ndiqni përsëri sonte në mbrëmje në “Albanian Screen”, në orën 20.30.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›