E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaeda mesazh te ri per 10-vjetorin e kullave binjake

Al Qaeda publikon në internet një mesazh me rastin e 10 vjetorit të sulmeve mbi kullat binjake. Mesazhi audio i liderit të ri, egjiptianit  Ayman al-Zauahri shoqërohej me imazhe të papublikuara më parë të Osama Bin Laden. Videoja që  zgjat rreth një  orë titullohet "Agimi i fitores” dhe u postua në një uebsite të përdorur nga Xhihadistët.

Zauahiri flet për pranverën arabe, situatën në Irak e Afganistan, si dhe për vdekjen e Osama Bin Laden. Al Qaeda, konfirmon mjeku egjiptian "mbështet revolucionin arab  e  shpreson që  kështu në  vendet e përfshira të mund të vendoset një islam autentik, me qeveri të  bazuara  mbi sharia". Këto revolucione popullore sipas tij shenjojnë  humbje për Shtetet e Bashkuara

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›