Mister aksidenti që i mori jetën Fiqiri Kupes, ish- Sekretar i Përgjithshëm pas Gërdecit
Fiqiri Kupe, ish Sekretar i Përgjithshëm dhe këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, ka humbur jetën dje në një aksident automobilistik në fshatin Paulesh Peqin . Sipas Policisë së Elbasanit: në fshatin Paulesh-Peqin ka dalë nga rruga makina me targa italiane AC 254 TC, ku udhëtonin shtetasit Gëzim Sejko, i datëlindjes 1954 si dhe shtetasi Fiqiri Kupe, i datëlindjes 1965, që të dy banues në Durrës.”
Sipas policisë, “shoferi ka humbur drejtimin e mjetit, ku si pasojë ka sjellë daljen nga rruga të mjetit, duke rënë në Lumin Shkumbin.
“Si pasoje e rënies se mjetit te Lumin Shkumbin, kane gjetur vdekjen te dy shtetasit te cilët udhëtonin ne ketë mjet”, – thonë burimet policore.
Burimet nga Drejtoria e Elbasanit sqarojnë se “policia shkoi ne vendin e ngjarjes, ku po punon për te përcaktuar sakte shkaqet e daljes se mjetit nga rruga”.
Por ka dyshime se makina është goditur nga pas një mjet ende i paidentifikuar dhe e ka hedhur atë në lumë.
Fiqiri Kupe ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes menjëherë pas ngjarjes së Gërdecit dhe njeriu që i ka dorëzuar prokurorisë gjithë dokumentacionin për këtë ngjarje, mes të tjerash dhe faksin që Aldo Bumçi i drejtonte Shkëlzen Berishës. Po ashtu ai ka pas nën kontroll gjithë gjurmët që ka lënë paligjshmëria në ndërtimin e fabrikës vdekjeprurëse. Shpresojmë që aksidenti të mos jetë një përsëritje e skenës së aksidentit automobilistik të Kosta Trebickës.
