Mister fati ikosovarit që ndodhejnë anijen turke
PRISHTINë- Bëhet publik emri i shtetasit kosovar që ndodhej në anijen turke gjatë sulmit të forcave izraelite. Fuad Ramiqi, zyrtar i LDK-së, është shqiptari nga Kosova që ka qenë në një prej anijeve të sulmuara nga forcat izraelite.
Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare, sipas të cilave, Ramiqi ka qenë në Turqi, dhe prej aty ka hipur në një prej anijeve në rrugë për të dërguar ndihmat, por ende nuk është rënë në kontakt me të.
Zëvendës ministrja e punëve të jashtme, Vlora çitaku, tha se janë në kontakte të vazhdueshëm me autoritetet në Turqi dhe me ambasadën e Kosovës atje.
"Ministria e punëve të jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin në Turqi, sikurse edhe me përfaqësuesit e shtetit turk në Kosovë. Informatat që ne kemi, dëshmojnë se në mesin e 650 udhëtarëve, që kanë udhëtuar me gjashtë anije, të cilat kanë bartur materiale humanitare ushqimore për banorët e Gazës, është edhe një qytetar i Kosovës, mirëpo për momentin nuk kemi ndonjë të dhënë të saktë për gjendjen e tij të tanishme" theksoi çitaku.
Edhe mediat maqedonase kanë bërë sot publike emrat e shtetasve me origjinë shqiptare të cilët kanë mundur ti shpëtojnë sulmit, ndërkohë që për shtetasin kosovar nuk ka asnjë të dhënë.
Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare, të paktën 10 persona kanë humbur jetën gjatë këtij sulmi, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
(m.a/BalkanWeb)