E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi ndaj flotës humanitare, zv/ambasadori i Izraelit flet në KS

Përfaqësues të Britanisë së Madhe dhe Austrisë i bënë thirrje Izraelit të japë sqarime për humbjen e jetëve njerëzore dhe njëkohësisht të heqë bllokadën ndaj Rripit të Gazës. Ndërsa SHBA-ja kritikoi ashper edhe 700 personat në bordin e gjashtë anijeve. “Ka rrugë më të mira për të livruar ndihma humanitare në bregun e Gazës” tha përfaqësuesi i SHBA-së.

Zëvendës ambasadori izraelit Manuel Carmon i akuzoi aktivistët se kanë dashur të provokojnë Izraelin. Nderkohe qe Ministri izraelit i Mbrojtjes ka deklaruar se do t’i ndalohet hyrja në Gaza cdo anijeje të re me ndihma për popullin palestinez. Izraeli lëshoi një deklaratë ku pretendon se anijet e flotës humanitare të sulmuara në orët e para të së hënës, nuk kishin si qëllim final të tyre ndihmë humanitare ndaj palestinezëve.

Ndërkaq për kryeministrin turk, Erdogan anijet transportonin vetëm materialë ushqimore dhe lodra femijësh për popullsinë civile të qytetit të Gazës dhe jo armë. Demonstrues të dhunshëm u përpoqën të hyjnë në territorin e konsullatës. Policia u detyrua t'i sprapsë ata me gaz lotsjellës . Tubime të ngjashme janë raportuar edhe në Iran para selisë së OKB ku manifestuesit kanë grisur posterin e skeretares amerikane të shtetit Hilary Clinton si dhe në Liban, Siri e Egjipt.

Rreth 100 persona u perplasën me forcat e rendit dhe në Paris, ndërsa kancelarja Angela Merkel i ka bërë thirrje Izraelit të mos lejojë përshkallëzimin e situatës. Dënimi njëzëri nuk ka nguruar nga mbarë bota, Bashkimi Europian e Rusia. Krimet e Izraelit mund të provokojnë luftë, ka deklaruar Bashir al Asad, presidenti i sirisë. Ndërsa për Bernard Kushner incidenti që ndodhi në ujrat ndërkombëtare është i papranueshëm.

E shokuar nga ngjarja është shprehur komisionerja e lartë e OKB për të drejtat e njeriut, Navy Pillay. Episodi më i fundit rrezikon të hedhë në erë përpjekjet që parashikonin fillimin e shpejtë të negociatave për të rifilluar procesin e paqes.

Adela Zeza
Azhornuar së fundi ( e martë , 01 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›