E Diel, 1 Nëntor 2026

Mister vrasja e shtetasit palestinez

Të shoqëruarit ishin kryesisht nga fshati Zall i Fushë Krujës, fshat i cili ka pasur konflikte të vazhdueshme me fabrikën e çimentos që ndodhet në atë zonë, ku shtetasi palestinez punonte si zv/menaxher.

Ata janë marrë në pyetje për rreth 12 orë rresht nga grupet e hetimit, dhe më pas janë lënë të lirë. Policia deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në derën e 43-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Rizik jetonte prej 14 vitesh në vendin tonë, ku edhe ishte martuar me një grua shqiptare, me të cilën kishte dy fëmijë.

Policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike të dy kamerave të bizneseve që ndodhen aty, ndërsa i është bërë edhe një kërkesë zyrtare ambasadës amerikane për të siguruar pamjet filmike, duke qenë se shpërthimi ishte shumë pranë selisë së kësaj ambasade. Policia dyshon se vrasësit janë profesionistë. /Start/

                                                                                             2012-05-10 11:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›