Riarrestohet i kërkuari prej 13 vitesh në Itali

Forcat e rendit arrestuan shtetasin Arben Isufi (Purizo), 51-vjeç, banues në Vlorë.
Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Vlorës të një dite më parë ndaj këtij shtetasi. Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi gjykata në Reggio Calabria në shtetin fqinj, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 10.07.1999 për veprat penale “Trafik të qenieve njerezore”, “Trafik të narkotikeve” dhe “Pjesëmarrje në organizata kriminale”.
Ky shtetas ishte arrestuar edhe më parë nga kjo polici, përkatësisht më datë 23.04.2012. Në atë kohë, Gjykata e Shkallës së Parë caktoi masën e “Arrest në burg” ndaj 51-vjeçarit, ndërsa më datë 08.05.2012, ai është liruar nga Gjykata e Apelit Vlorë. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-05-10 13:39