E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani: Ditë reflektimi për drejtësinë e munguar

 Sipas këtij institucioni, pavarësia e gjyqësorit është një nga sfidat për drejtësinë në vend.

“Pavarësia e Sistemit të Drejtësisë është një ndër sfidat ende në rrugëtim në një shoqëri të brishtë si e jona. Slogani se “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”  nuk duhet të jetë i zbardhur veç në muret e sallave të gjykimit, por dhe ne vendimet gjyqësore, ndaj rezulton e domosdoshme rritja e profesionalizmit, autoritetit, paanësisë dhe performancës së sistemit të drejtësisë”, thekson reagimi.

Më tej thuhet se aprovimi i Ligjit për Gjykatën Administrative nga ana e Parlamentit shqiptar është një lajm i mirë për këtë 99 vjetor të sistemit të drejtësisë shqiptare, aprovim i cili do të forcojë¬ dhe garantojë më tepër të drejtat e shtetasve. “Avokati i Popullit si një Institucion Kushtetues i krijuar dhe gjenezë për respektimin e të drejtave të njeriut garanton se do të jetë përherë në krah dhe mbështetës i të  drejtave të  qytetarë ve pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, orientim seksual dhe fetar duke kontribuar realisht përafrimin e Shqipërisë me familjen evropiane”, thuhet më tej. /Start/
 

                                                                                             2012-05-10 10:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›