Misteret nëntokësore të Nju Jorkut
Ekipet që punojnë në themelet e Qendrës Botërore të Tregtisë që po ngrihet sërish në Nju Jork, u kanë dhënë shkencëtarëve një pamje të rrallë mbi të kaluarën e largët. Shkencëtarët thonë se punëtorët kanë zbuluar gjatë gërmimeve forma të krijuara në shtratin shkëmbor të zonës nga akullnajat e mbi 20 mijë vjetëve më parë.
Ata thonë se çarjet e thella, shkëmbinjtë nëntokësorë dhe kanionet e zbuluara u krijuan kur akullnajat u tërhoqën nga ky rajon. Në mijëvjeçarët që pasuan, këto tipare topografike u mbuluan nga dheu.
Një nga karakteristikat më interesante të terrenit të zbuluar nga gërmimet është një gropë me thellësi 12 metra, e përshkruar nga punëtorët dhe shkencëtarët si një pusetë gjigande.
Inxhinierët ishin thirrur për të
studiuar vendin ku do të ngrihet Kulla 4 dhe Qendra Botërore e Tregtisë.
Zyrtarët thonë se ekipet e ndërtimit së shpejti do të duhet të mbushin me dhe,
ose të shkatërrojnë me dinamit shumë nga tiparet unike të terrenit, në mënyrë
që themelet e ndërtesave të jenë të sigurta. //ad//