Spitali amerikan,sjell kirurgjinë plastike
“Janë kryer me sukses operacionet e para në ortopedi si protezime dhe artroskopi të gjurit, në kirurgjinë e përgjithshme dhe onkologjike. Këtë javë fillojnë operacionet e okulistikës dhe kirurgjia plastike”, sqarojnë drejtuesit e këtij spitali. Sipas tyre, stafi është një miks me mjekë shqiptare të specializuar në spitale me emër në Perëndim dhe Turqi si dhe mjekë të huaj. Gjithashtu, në këtë spital janë hapur të gjitha degët e tjera në nivel poliklinike dhe terapie. “Eshtë ndërtuar një kabinet radiologjie me Rezonance magnetike, Skaner me 64 prerje, shintigrafi, mamografi, Laboratori i analizave biokimi / mikrobiologji dhe laboratori i anatomo-patologjisë janë të certifikuar me certifikata ndërkombëtare dhe në një nivel shumë të lartë dhe të rralla për rajonin”, nënvizojnë specialistët.