Transparency International: Korrupsioni i pakontrolluar dëmton përpjekjet për të luftuar varfërinë në botë
Organizata me seli në Berlin, Transparency International thotë se miqësitë dhe rryshfetet po dëmtojnë përpjekjet për të luftuar varfërinë në botë.
Ky grup vëzhgues ndërkombëtar me seli në Berlin, në raportin që publikoi sot, thotë se niveli i pakontrolluar i korrupsionit do t'i shtojë 50 miliardë dollarë kostos për të siguruar ujët të pastër dhe kushtet higjenike të përcaktuara në Synimet e Mijëvjeçarit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara. Drejtori i grupit Transparency International, Huguette Labelle, tha se korrupsioni është si një "katastrofë e vazhdueshme humanitare”.
Në raportin vjetor të këtij grupi vëzhgues me vendet më pak dhe më shumë të korruptuara, respektivisht 10 deri në 0 pikë, Somalia cilësohet si vendi më i korruptuar i botës, me 0 pikë. Iraku and Birmania zënë vendin e dytë, si vendet më të korruptuara, me 1,3 pikë.
Danimarka, Suedia dhe Zelanda e Re cilësohen si vendr më pak të korruptuara, ose jo të korruptuara, me 9,3 pikë, nga 10 pikët e mundshme.
Transparency International vë në dukje se 10 vende shënuan përmirësim të ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit, mes tyre Shqipëria, Qiproja dhe Gjeorgjia, ndërsa Britania ishte mes pesë vendeve bashkë me Bulgarinë, Burundin, Maldivet dhe Norvegjinë, ku pati një rënie të ndjeshme në këtë aspekt. (ze)