E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misteri i Bin Laden hetimet Si qendroi ne Pakistan

Pakistani distancohet nga vrasja e kryeterroristit Osama bin Laden. Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, deklaroi se vrasja e Osama bin Ladenit nga forcat e Shteteve të Bashkuara, nuk ishte operacion i përbashkët me Pakistanin. Në një shkrim në të përditshmen “Washington Post”, Zardari thekson se vendndodhja e liderit të al-Kaidës, nuk ishte e njohur për autoritetet e Pakistanit.

Presidenti pakistanez nënvizon se ndonëse ky nuk ishte operacion i përbashkët, “një dekadë e bashkëpunimit dhe e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, ka çuar në eliminimin e Osama bin Ladenit, që ishte kërcënim i vazhdueshëm për botën e civilizuar”.

Megjithatë  marrëdhëniët mes dy vendeve përballen me krizën pas deklaratave të këshilltarit kryesor të presidentit amerikan Barack Obama për luftën kundër terrorizmit, John Brennan deklaroi se është e pamundur që Bin Ladeni të ketë mundur të fshihet pa pasur mbështetje. Ai tha se amerikanët do të hetojnë se si ishte e mundur që Bin Ladeni të jetojë një periudhë kaq të gjatë në këtë vend në Pakistan.

"Brenan hedh dyshime për mbështetje nga strukturat shtetërore që i kanë mundësuar atij një periudhë më të gjatë qëndrimi në këtë vend. Mundësinë e rrjedhjeve të informacionit e favorizimit në kërkimin e Bin Ladenit do ta hetojë edhe qeveria pakistaneze. Duhet shpjeguar në tërësi se si ishte e mundur që vendstrehimi i Bin Ladenit të mos zbulohet prej shërbimeve secrete” u shpreh  ambasadori pakistanez në SHBA, Husain Haqqani, ndërsa 24 orë pas  ngjarjes bëhet e ditur se streha e të superkërkuarit është sinjalizuar nga të dyshuar në Guantanamo.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›