Komisioni i disiplines rrezon kerkesen e Flamurtarit

Ëndrra e Flamurtarit për titullin kampion ka marrë një goditje të rëndë, pasi Komisioni i Displinës ka hedhur poshtë kërkesën e klubit vlonjat për të marrë tri pikët e fitores në tavolinë, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e Laçit.
Portieri Shpëtim Moçka u godit në kokë, ndërkohë që sfida u ndërpre për më shumë se 40 minuta përpara se të riniste për t’u mbyllur me rezultatin 1-1. Pas këtyre ngjarjeve, Flamurtari kishte depozituar në Federatën Shqiptare të Futbollit kërkesën për të marrë tri pikët në tavolinë, por sipas Komisionit të Disiplinës incidentet nuk kanë qenë në limitet që rregullorja parashikon dhënien e rezultatit në tavolinë.
“Në bazë të fakteve të mbledhura nga hetimi i kryer nga Inspektorët e Disiplinës ka patur hedhje të fishekzjarreve në drejtim të lojtarit të “Flamurtarit”, por që nuk kanë shkaktuar dëmtime të atilla që mund të vinin në rrezik shëndetin e lojtarit dhe as shkaqe për ndërprerjen e ndeshjes për këtë veprim, sado i denueshëm si i tillë” thuhet ne vendim.
Ndërkohë Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 500 mijë lekë gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë klubin e Laçit, ndërsa rrëzimi i kërkesës së Flamurtarit duket se i ka dhënë fund garës për titullin kampion.
Vlonjatët shpresonin që me pikët e marra në tavolinë të ngushtonin diferencën prej katër pikësh me rivalët e Skënderbeut, për të vendosur gjithcka në përballjen direkte të javës së fundit. Por pas përgjigjes negative të disiplinorit shpresat e Flamurtarit janë sfumuar, ndërsa Skënderbeu pret vetem të sigurojë matematikisht titullin të mërkurën ku do të luajë kundër Elbasanit.
Nertan Prifti